Princi Henrik, bashkëshorti i mbretëreshës daneze Margrethe, ka bërë të ditur se nuk do të varroset pranë gruas në katedralen në Roskilde, ku monarkët danezë varrosen që nga viti 1559.
Pallati mbretëror nuk ka dhënë arsyet e vendimit të Henrik, por dihet se princi (83), i lindur në Francë, është ankuar për një kohë të gjatë, pasi që nuk është bërë mbret në vend të gruas së tij, e cila kurorën e bart që nga viti 1972, transmeton KosovaPress.
Dje është bërë e ditur se mbretëresha ka pranuar vendimin e bashkëshortit të saj, por kjo nuk ka ndryshuar planet e saj për varrim. Ajo më herët kishte porositur sarkofagun special për të dy ata në katedrale.
Henrik vitin e kaluar është tërhequr nga jeta publike.
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...