Princi Charles, “seks në telefon” me të dashurën Camilla

22:01 | 6 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Diana e dëgjoi Princin Charles teksa zhvillonte një bisedë vulgare intime me Camilla Parker-Bowles në tualet, ku sipas Princeshës së Uellsit, më banalja mes të dyve dukej të ishte atëherë e dashura e bashkëshortit të saj.

Deklaratat janë pjesë e xhirimeve të papublikuara më parë, në të cilat Diana flet hapur për divorcin dhe romancën e përfunduar keq me Princin Charles. Ato do të publikohen të dielën në mbrëmje në “Channel 4”.

Duke folur për Peter Settelen, një aktor që ndihmonte Dianën të perfeksiononte oratorinë e saj, e për një kameraman anonim, Princesha nxjerr në shesh vite të tëra sekretesh mbretërore gjatë regjistrimeve prej 12 orësh.

Xhirimet janë realizuar mes shtatorit të vitit 1992 dhe dhjetorit të 1993-shit, pikërisht gjatë kohës së divorcit mes të dyve. Videokasetat u zhdukën nga apartamenti i Dianës në “Kensington Palace” pas vdekjes së saj në vitin 1997, por u zbuluan 4 vite më parë në apartamentin e ish-shërbyesit të sal, Paul Burrell.

Settlen luftoi një betejë të ashpër ligjore për të rimarrë videokasetat, që më në fund iu dorëzuan në shtator të vitit të shkuar. Siç mësohet prej tij, Diana i kapi në flagrancë Charlesin dhe Camillën, teksa zhvillonin atë që e quan “seks në telefon”, e ku e dashura e Princit ishte më e pacipa.

Diana flet gjithashtu për dëshirën e saj për të penguar kthimin e Princit Charles në Mbret, duke preferuar që vendin e tij ta zinte djali më i madh i çiftit William. Kjo nuk është hera e parë që dalin në dritë detaje të jetës private të Princit Charles. Në vitin 1992 u publikua transkripti i një bisede shumë personale me Camillën, që turpëroi familjen mbretërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme