Princesha e Japonisë braktis statusin mbretëror për hir të dashurisë

01:41 | 4 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Princesha Mako e Japonisë ka vendosur të heqë dorë nga statusi i saj mbretëror për t’u martuar me një njeri të thjeshtë, me të cilin ra në dashuri për shkak të “buzëqeshjes së tij të ndritshme si dielli.”

Mbesa më e madhe e perandorit japonez Akihito, Princesha Mako, 25 vjeç, tha të martën se do të martohet me Kei Komuro, të cilin ajo e njohu kur ata ishin shokë shkolle në Universitetin Kristian Ndërkombëtar të Tokios.

n-princess-b-20170904-870x597

Gratë në Japoni nuk lejohen të marrin fronin mbretëror, por Princesha Mako do të humbasë edhe statusin e saj mbretëror sapo të martohet me 25-vjeçarin Komuro, i cili është një njeri i zakonshëm.

Në një konferencë për shtyp, Princesha Mako tha: “Së pari më tërhoqi buzëqeshja e tij e ndritshme si dielli”.

14d1b854369056e855429b8cfa5d4019

Me kalimin e kohës, princesha tha se mësoi që ai është ‘një njeri punëtor ,i sinqertë, i fortë dhe me një zemër të madhe’.

83-vjeçari, gjyshi i Princeshës Mako, Perandori Akihito, ka shprehur dëshirën për t;u tërhequr nga froni dhe pritet ta bëjë këtë në fund të vitit 2018.

Ai do të pasohet nga djali i tij më i madh, Princi i Kurorës Naruhito. Tjetri në linjë është Akishino dhe vëllai i vogël Naruhito.

Pas kësaj, i vetmi person që ka mbetur në vijën e trashëgimisë është vëllai i vogël i Princeshës Mako.

Tre fëmijët e tjerë të Akihito janë të gjitha femra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme