Ndryshimet klimatike përbëjnë një krizë më të madhe se pandemia e koronavirusit. Ky është mesazhi i përgatitur nga princi i kurorës britanike, Charles, për liderët e vendeve kryesore të botës, që pritet t’iu shpërndahet sot.
Sikurse raportojnë mediat, në mesazhin a tij, princi i kujton botës mundësitë e reja ekonomike që solli pandemia, por nuk duhet harruar plaga e përhershme, vijon ai, që mbetet koherente çdo ditë në sirtarët e drejtuesve botërorë dhe ka të bëjë me hapat konkrete për të frenuar ndryshimet e natyrës, si pasojë e cenimit të klimës.
Pak ditë më parë, edhe Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft, u shpreh se bota po përballet me ndryshimet e klimës, të cilat edhe ai i vlerësoi si më shqetësuese se pandemia. “Nuk ka një vaksinë për ta zgjidhur ndryshimin klimatik, është shumë më i rëndë”, tha Gates për “Bloomberg”./javanews/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...