Ndonëse pranvera fillon zyrtarisht në muajin mars, kjo stinë fillon të ndihet në prill. Shirat e pranverës bëjnë që lulet të lëlëzojnë, ajri është më i ngrohtë, ditët më të gjata dhe të jesh i trishtuar në këtë periudhë të vitit duket thuajse e pamundur ! Të jetë vallë kjo arsyeja përse njerëzit e lindur në këtë muaj janë më të qeshurit dhe të dashurit (duke u nisur nga karakteristikat e shenjave të horoskopit). Nëse prisni të sillni në jetë një fëmijë apo ju vetë keni lindur në këtë muaj lexoni disa fakte interesante të cilat mund të mos i keni ditur më parë.
I përkisni shenjës së dashit ose demit. Jeni njerëz të vendosur, me vetëbesim të lartë të lindur për të qenë të suksesshëm.
Guri juaj i lindjes është diamanti. Thuhet se ky gur i çmuar jus jell fat dhe emeton energji pozitive rreth jush. Përfaqëson forcën, kurajon dhe fuqinë!
Jeni të ndjeshëm dhe empatikë! Gjithnjë i kuptoni të tjerët, pasi të vendosni veten në vend të tjetrit është aq e lehtë për ju! Motoja juaj është: Silluni me të tjerët, ashtu si ju do të donit të silleshin me ju.
Luledelja është lulja e muajit tuaj, ndaj dhe emri Daisy është më i pëlqyeri për vajzat e lindura në prill.
Sipas një studimi të kryer nga Columbia University janë më pak të riskuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare, neurologjike dhe ato të aparatit respirator.
Sipas hulumtuesve britanikë, njerëzit e lindur në muajin mardh, prill, maj , priren të tregojnë sjellje më optimiste se të tjerët. Pra për ju, gjysma e gotës është gjithmonë plot dhe jo bosh.
Të lindurit nën shenjën e dashit priren të tërhiqen shumë nga shenja e tyre, ndërsa demi tërhiqet më shumë ndaj shenjës së peshores.
Shikoni se çka i karakterizon personat e lindur në muajin prill:
1. Personat e lindur në prill e kanë shumë të zhvilluar intuitën, janë inteligjentë dhe i njohin mirë karakteret. Dëshirojnë t’i vështrojnë dhe t’i vlerësojnë njerëzit e tjerë, ndërsa është e vështirë t’i mashtrosh.
2. Janë jashtëzakonisht kreativë dhe imagjinues, kanë të shprehur “linjën” artistike. Dallohen në artin figurativ dhe në dizajn, posaçërisht janë të talentuar për muzikë. Hulumtimet kanë treguar që më së shumti këngëtarë dhe muzikantë ka midis të lindurve në muajin prill.
3. Kanë shpirt të madh dhe janë të ndjeshëm, prandaj joshin njerëzit e tjerë dhe janë të adhuruar në shoqëri. Janë besnikë dhe shpesh të tjerët gjejnë ngushëllim te ta.
4. Edhe pse gjenden mirë në shoqëri, personat e lindur në prill janë të tërhequr dhe misteriozë kur është fjala për jetën e tyre private. Dëshirojnë të ëndërrojnë në vetmi, në qetësi dhe në paqe, andaj shmangin vendet e zhurmshme dhe tollovitë.
5. Janë besnikë dhe shumë të përkushtuar ndaj atyre që i duan, prandaj do t’u qëndrojnë në krah edhe në momentet më të vështira jetësore.
6. Janë shumë të përshtatshëm, prandaj dinë të gjenden edhe në situatat “e pamundshme”. Janë guximtarë, energjikë dhe të aftë të bëjnë shumë punë përnjëherë.
7. Dëshirojnë të udhëtojnë, prandaj kënaqen me gjëra të reja dhe interesante, andaj u përshtaten ndërrimi i ambientit dhe qëndrimi në natyrë.
8. Kanë qasje filozofike ndaj jetës dhe me kujdes analizojnë botën përreth vetes. Mendojnë me kokën e vet prandaj nuk bien në ndikim të të tjerëve.
9. Janë pozitivë dhe plot elan dhe vrull, entuziazmi i tyre është “infektues”. Përhapin gëzim kudo që gjenden dhe dinë të buzëqeshin edhe në momentet më të vështira.
10. Afshi i tyre shpesh i çon në situata dramatike, të çuditshme dhe janë të prirë të marrin vendime të shpejta. Janë hakmarrës të mëdhenj nëse dikush e keqpërdor besimin e tyre.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...