Prezantuesja s’mban lotët, pasi në transmetim merr lajmin se emisioni i saj do anulohet

21:25 | 11 Maj 2017
Trina Galanxhi

Prezantueses izraelite, Guela Even iu desh të mbante lotët, ndërsa njoftohej në transmetim direkt se programi i saj ishte anuluar dhe se kanali televiziv do të mbyllej.

Gjithçka vjen pas një vendimi të kryeministrit Benjamin Netanyahu, për ndërprerjen e transemtimeve të televizionit shtetëror “Channel 1 News.

”Netanyahu e ka justifikuar vendimin e tij si pjesë të reformave për të krijuar një institucion të ri mediatik, por gazetarët dhe komentuesit e kanë cilësuar si një gjest politik për të marrë kontrollin e medias.Kanali televiziv do të mbyllet pas 49 vitesh në transmetim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme