Fjetja e mirë është thelbësore për të jetuar më mirë, më te qete dhe plot energji pozitive.
Ja se si të optimizoni kohën tuaj të fjetjes dhe të fitoni një humor të mirë.
Këshilla
1. Në mbrëmje, më së shumti nga ora 20:00 e pas (nëse mundeni më parë është më mirë!), mësohu të ngadalësosh ritmin, ndal punën, shtyi detyrat për nesër, fike kompjuterin, humbe kontaktin me mjedisin e jashtëm.
2. Mundohuni të paraprini kohën e gjumit: mësohuni të shkoni në shtrat në kohë të caktuar.
3. Hapni dritaret për ta ajrosur mirë dhomën para se të shkoni në shtrat.
4. Bëni dhomën tuaj të gjumit vendin e pushimit: zgjidhni llambat me dritë të ngrohtë dhe të butë, arredojeni atë me ngjyra natyrale dhe fibra natyrale.
5. Bëni një dush të ngrohtë para se të shkoni në shtrat. Ngrohja relakson muskujt dhe mukozën e frymëmarrjes, do të merrni frymë më mirë. Qëllimi është të ngrohni gjymtyrët e trupit për të lehtësuar një gjumë të qetë: mekanizmat që rregullojnë temperaturën në fakt ndikojnë në ato të kontrollit të gjumit.
6. Në dhomën e gjumit ndaloni, kompjutera dhe telefonat celularë. Kur shkoni në shtrat, lërini ato në karikim në një dhomë tjetër. Televizioni lejohet, por vetëm për të pajtuar gjumin dhe per tu relaksuar. Pra, me volum të ulët, shikoni ndonjë program të mërzitshëm si dokumentarë. Asnjë film aksionesh apo talk show nuk lejohet.
7. Mos luani sport në orët e mbrëmjes.Nëse aktiviteti fizik gjatë ditës pajtohet me gjumin, pak para gjumit mund të kompromentoje pushimin e natës për shkak të rritjes së temperaturës së trupit dhe endorfineve! Para se të shkoni në shtrat ju mund të bëni yoga ose meditoni.
8. Darkë të lehtë dhe pak alkool. Shmangni pije energjike ose emocionuese. Zgjidhni fruta, karbohidrate integrale, proteina, pa ngrënë shumë. Hani disa bajame në fund të ushqimit, ato përmbajnë magnez, i cili relakson muskujt.
9. Para se të flini, imagjinoni imazhin e një vendi që e doni. Një kujtim te lumtur. Një projekt te ardhshëm. Mos mendoni për ngjarjet negative të ditës, ose listën e angazhimeve që ju presin nesër.
10. Pini një çaj bimor relaksues: pajton gjumin dhe redukton ankthin. Te përsosura ato në bazë të Dimelissa, rosolaccio, lime dhe valerian. Por edhe kamomil . Një përqafim shtesë? Një lugë mjaltë
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...