Hudhra është një produkt që është përdorur që në antikitekt, ndërsa në ditët e sotnme shkenca ka arritur të konfirmojë funksionin e saj për pastrimin e arterieve, por dihet gjithmonë që falë kësaj bime riaktivizohet metabolizmi dhe luftohet lodhja, pastrohet organizmit dhe përmirësohet funksionimi i venave.
Disa nga efektet më të njohura të hudhrës janë;
Ilaç i lashtë
Antropologët kanë zbuluar përshkrimet e hershme për përdorimin e saj në tavolinën e Sumerëve, popullit të lashtë të Mesopotamisë. Në pjesë të ndryshme të botës, hudhra njihej për trajtimin kundër infeksioneve dhe ftohjes. Sot kërkimet e fundit bëjnë të ditur edhe vetitë e saj antitumorale dhe antibiotike.
Efektet përfituese
Falë garcilinës, me fuqi antibiotike, dhe vitaminave A. B, C, hudhra aktivizo metabolizmin dhe ndihmon në parandalimin e tumoreve të shkaktuara nga nitrosamina, susbtancë e pranishme në zorrët e njeriut. Kjo bimë ndihmon në dezintoksimin e organizmit, duke pastruar zorrët.
Pastruesi jeshil
Hudhra ka efektin e pastruesit për organizmin, ndihmon që gjaku të jetë më fluid dhe pastron arteriet, sipas një studimi të Universitetit të Berlinit. Përveç kësaj, ajo ka një veprim lidhës, në gjendje të largojë metalet e rënda si mërkuri apo kadiumi. Kjo bimë e lashtë largon lëngjet e tepërta duke përmirësuar funksionimin e venave dhe fluksit të gjakut.
Si ta konsumoni
Zgjidhni një produkt vendi me origjinë të njohur. Hudhrën mund ta shtoni në të skuqurat, mish, perime, për t’i dhënë shije të veçantë pjatës suaj. Në treg ekzistojnë edhe cilësi të ndryshme hudhrash. Lëkura e jashtme e hudhrës? Ajo përmban përbërës aktiv: mund ta gatuani siç është me gjithë lëkurë për të shmangur aromën. Në përgjithësi mos harroni që të mos e skuqni shumëdhe ta konsumoni siç është, tia shtoni lëngut të domates së freskët, apo ta shtroni mbi bukë me pak vajë ulliri për një ushqim të kohëve të vjetra.
Vajrat esencialë
Nëse nuk ju pëlqen aroma e hudhrës provoni ta përdorni në gjendje të thatë. Keni dëgjuar për vajin esencial të hudhrës? Ka një fuqi dezinfektimi dhe ka përbërës antimykotik, diuretik, pastrues dhe baktericid, në gjendje të veprojë si hollues gjaku, në infeksionet e rrugëve respiratore dhe në zorë. Por mos harroni që në përdorimin e vajrave esencialë nga goja, është gjithmonë e nevojshme të konsultoheni me një ekspert para përdorimit. /albeu.com
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...