Edhe pse mund të mos ju duket ashtu, pozita në të cilën ju flini në masë të madhe ndikon në shëndet. Është dëshmuar se disa pozita janë më të shëndetshme se të tjerat, por edhe se ekzistojnë pozita të cilat duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur.
Për fat të keq, ne nuk mund ta kontrollojmë pozitën në të cilën flemë, por mund ta fusim gradualisht në rutinën tonë të gjumit një pozitë të caktuar.
Mënyra më e mirë është që të përpiqeni të flini në një pozitë të caktuar, sepse do ta mësoni ngadalë trupin me pozitën e re të gjumit, dhe pas një kohe ajo do të bëhet një pozitë në të cilën do ta kaloni pjesën më të madhe të natës, transmeton koha
Pozita më e mirë: në shpinë
Fjetja në shpinë nxit qarkullimin e gjakut në tru. Shpina, qafa dhe supet janë në një pozicion neutral, dhe në këtë mënyrë do ta zvogëloni mundësinë e shfaqjes së dhimbjes së shpinës.
Një arsye tjetër për të fjetur në shpinë është fakti se kjo do të ndihmojë në parandalimin e rrudhave të parakohshme, ndërsa gjoksi do t’i rezistojë gravitetit, gjë që është dëshira e çdo gruaje.
Për fat të keq, kjo nuk është pozita më e mirë për gërhitësit, sepse gërhitja e tyre do të vijë në shprehje më shumë, sepse gjuha tërhiqet drejt fytit.
Pozita e mirë: në krah
Personat të cilët flenë në krah nuk kanë arsye të shqetësohen, veçanërisht nëse flenë në krahun e majtë. Përveçse do ta parandaloni gërhitjen, ju do ta zvogëloni urthin i cili mund ta pengojë në mënyrë të konsiderueshme cilësinë e gjumit. Ky pozicion është gjithashtu i mirë për njerëzit që kanë probleme me dhimbje në qafë dhe shpinë.
Ekspertët ua rekomandojnë këtë pozitë të gjumit grave shtatzëna për shkak se ajo nuk bën shumë presion në shpinë. Gjumi në krah gjatë shtatzënisë e përmirëson qarkullimin, ndërkohë që mjekët kanë konstatuar se ajo përmirëson shëndetin e nënave dhe foshnjave.
Megjithatë, kjo pozitë nuk është e dobishme për lëkurën dhe gjoksin tuaj. Për dallim nga gjumi në shpinë, gjumi në krah mund të shkaktojë formimin e parakohshëm të rrudhave ndërsa gjoksi nuk do t’i rezistojë gravitetit.
Pozita e keqe: pozita e fetusit
Edhe pse duket e rehatshme, kjo pozitë do ta vështirësojë frymëmarrjen dhe funksionin e disa organeve. Ajo gjithashtu, si edhe gjumi në krah, do ta dëmtojë pamjen e fytyrës dhe gjoksit.
Lakimi i shpinës dhe ulja e kokës mund të shkaktojnë dhimbje në shpinë, qafë dhe shpatulla, ndërsa pas një kohe, edhe qëndrim të parregullt të trupit.
Pozita më e keqe: në bark
T’i kalosh tetë orë shtrirë në bark nuk i kontribuon kurrizit tuaj, sepse e dëmton pozitën e tij të natyrshme. Është shumë e mundshme që në mëngjes të ndieni dhimbje në të gjithë zonën e shpinës.
Gjithashtu, koka do të jetë e kthyer në njërën anë, gjë që mund të shkaktojë dhimbje në muskujt e qafës dhe supeve.
Fjetja në bark bën presion shtesë në nyja dhe muskujt, gjë që mund të shkaktojë dhimbje, ndjesi therje gjilpërash dhe mpirje të gjymtyrëve.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...