Seksi sigurisht që ndihmon në humbjen e peshës, “gjimnastika në krevat” djeg po aq kalori sa një seancë aerobie. Një marrëdhënie përfshin muskujt, qarkullimin e gjakut, sistemin kardiovaskular, pra ndihmon shumë në dobësim.
Psikoseksologët shpjegojnë prapaskenat e një ‘diete’ në krevat:
Tigri dhe dragoi
Në këtë pozitë femra nuk ulet mbi mashkullin, por qëndron galiç mbi të. Me anët të duarve mbahet për trupin e tij dhe lëviz lartë-poshtë. Kjo nuk është pozitë e zakonshme, por në këtë mënyrë forcohen muskujt e kofshës, ndërsa nëse mashkulli çon kokën ose pjesën e sipërme të trupit, atëherë do të tendosni edhe muskujt e barkut.
‘Doggie style’
Të gjithë e njohin mirë këtë pozitë dhe për shumicën e njerëzve është pozita më e pëlqyer, prandaj nuk do t’u kushtojë asgjë nëse nga tash e përdorni më shpesh, por në një formë pak më ndryshe. Në vend se femra të qëndrojë në gjunjë dhe në shuplaka, duhet të përkulet me poshtë duke u tërhequr në gjunjë dhe bërryla. Mashkulli në vend se të bie në gjunjë, njërën këmbë duhet ta shtrijë përpara. Femra në këtë mënyrë do të forcojë bicepsin, kurse mashkulli kofshët.
Tundje
Mashkulli ulet në karrige, kolltuk ose në skaj të krevatit, ndërsa shputat i ka në dysheme. Femra është mbi të, por me këmbë të ngritura në ajër. Në këtë rast, mashkulli është udhëheqësi, ndërsa femra vetëm mbahet për qafën e tij. Sikurse në pozitën e mëparshme, në vend të shuplakave zgjatni bërrylat. Kjo pozitë është e mirë për forcimin e duarve, barkut dhe këmbëve.
Mundja
Femra shtrihet në bark me këmbë të hapura dhe gjunjët i ka në skajet e krevatit. Mashkulli vjen nga prapa, ndërsa ajo i mbështjell këmbët rreth tij. Ai e mban të vendosur në kofsha. Kështu forcohen bicepsët dhe pjesa e poshtme e shpinës. Këtë mund ta realizoni edhe në dysheme.
Qiriu
Nëse dëshironi të eliminoi celulitin përgjithmonë dhe të zvogëloni barkun, kjo është pozita ideale për ju. Femra qëndron shtrirë në shpinë dhe ngadalë këmbët e hapura i ngre në ajër. E ngre ngadalë prapanicën, kuptohet me ndihmën e partnerit, i cili e mban. Lëvizjet në këtë pozitë do të forcojnë muskujt e barkut dhe prapanicës. Nëse nuk mund të qëndroni gjatë në këtë pozitë, lëshoni këmbët në supet e tij, mirëpo efekti do të jetë më i dobët.
Edhe diçka…
1. Zhveshja djeg 8 deri në 87 kalori
2. Puthja djeg 120 deri në 325 kalori brenda një ore.
3. Masturbimi djeg 100 deri në 150 kalori.
4. Seksi djeg 300 kalori.
5. Orgazma djeg 60 deri në 100 kalori./lexo/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...