Google ADS

Poshtërohet nga mësuesi për menstruacionet, adoleshentja vret veten

20:35 | 31 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Një 12-vjeçare nga India jugore e ka vrarë veten, pasi besohet se një mësues e ka poshtëruar atë për shkak të një njolle gjaku nga menstruacionet.

Në një shënim para aktit, vazja ka akuzuar mësuesin për ‘torturimin’ ndaj saj, transmeton portali arbresh.info

Edhe pse vajza nuk e ka përmendur turpërimin në shënimin e saj, nëna e saj beson se asaj i është kërkuar të largohet nga klasa për shkak të njollës së gjakut.

Menstruacionet vazhdojnë të mbesin tabu në Indi. Gratë zakonisht quhet të paspastërta gjatë asaj periudhe, madje edhe mallkohen gjatë ditëve të ciklit.

Policia ka deklaruar se është duke e hetuar rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme