Një veturë me targa të Beogradit ishte përdorur nga një polic serb për të transportuar drogë prej Shqipërisë për në Beograd.
Polici serb ishte përfshirë në një rrjet kriminal i cili merrej me trafikim me narkotikë, raporton “Drejtësia në Kosovë”.
Një hetim nisi nga ana e Prokurorisë Themelore në Pejë pas një informacioni në lidhje me një grup kriminal i cili dyshohet se transportonte drogë.
Pjesë e këtij grupi kriminal dyshohej se ishte një polic serb pasi që ishte identifikuar vetë si i tillë.
Pamjet tregojnë se 146 kilogram lëndë narkotike të llojit marihuanë, pajisje të cilat u përdorën për të modifikuar rimorkion e mbushur me drogë, telefona, mjete identifikimi, kartela telefonash, e gjësende të tjera u konfiskuan nga ana e policisë pas një ndalimi të një veture e cila dyshohej se po bartte drogë.
I gjithë rrjeti po funksiononte përmes rrugëve të Kosovës.
Provat të cilat u siguruan nga Prokuroria Themelore në Pejë dhe policia, bënë që prokuroria të kërkojë masën e paraburgimit për tre të dyshuarit serbë të cilët u arrestuan në një pikë kontrolli afër qytetit të Istogut.
Prokurorja Sahide Gashi, me anë të provave kishte arritur ta bindë gjykatën që të dyshuarit e arrestuar të qëndrojnë në masën e paraburgimit, ndërsa hetimet për të dyshuarit e tjerë nuk u ndalën.
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...