Për dy ditë futemi në sezonin e Peshores, një prej shenjave më interesante të zodiakut
Peshorja është një ndër shenjat më të vërteta ! E urren gënjeshtrën, e nuk fshihet pas tyre! Përkundrazi në çdo situatë janë të drejtpërdrejtë, pasi nuk u pëlqen të shtiren.
Peshoret janë gjithashtu shumë empatikë e të ndjeshëm. Janë të aftë ta vendosin veten në vendin e të tjerëve për arsyen e thjeshtë se nuk janë egoistë.
Kjo shenjë e ajrit, mund të duket shpesh sikur është në ajër, e deri diku është e vërtetë, sepse është shenjë që luhatet ndaj që të ndihet mirë kërkon një shpatull mbështetëse. Por do të jetë gjithashtu një mbështetje shumë e madhe për ju, kur të keni nevojë për ta!
Nëse njerëzit do të ndaheshin vetëm në sy grupe: në ata që e shohin gjysmën e gotës bosh, e ata që e shohin gjysmën e gotës plot, padyshim peshorja do të ishte pjesë e këtyre të fundit.
Ata përpiqen fortë të gjejnë një balancë mes mërzitjes dhe buzëqeshjes. Peshoret janë pozitive, dhe gjithmonë përpiqen t’i lumturojnë të tjerët, edhe pse vetë mund të jenë të trishtuar. Nëse janë të mërzitura, ato qëndrojnë vetëm, pasi e dinë që është e vemtja mënyrë ku mund të gjejnë paqe.
Janë njerëz pozitivë që vlerësojnë dhe përpiqen të gjejnë të mirën në pothuajse çdo gjë. Jo vetëm që ata besojnë se mund të bëjnë gjithçka që mendojnë, por besojnë se mund ta bëni edhe ju. Peshoret vlerësojnë paqen dhe harmoninë mbi çdo gjë tjetër. Ndërsa përbuzin konfliktin, ata dinë të përcjellin një mesazh në një mënyrë të qetë dhe paqësore.
Kjo shenjë ka aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe di se si të ndalojë çdo t temë negative rreth tyre. Argëtohen kudo që shkojnë dhe janë në gjendje të çmendin këdo me hijeshinë e tyre dhe karizmën e tyre të lindur. Shfrytëzojnë pjesën më të madhe të të gjitha situatave sociale dhe mund të çaktivizojnë çdo situatë të sikletshme në pak sekonda.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?