Google ADS

Plaku i shkretë rrihet dhunshëm me shkop nga një i ri

00:29 | 6 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Saul Nunez, 19 vjeçar u arrestua nga policia pasi u kap në xhirimet e kamerave të sigurisë duke goditur plakun 90 vjeçar, Juan Llorens me një bastun ndërsa ai po shtynte karrocën e tij në Broadway.

Nunez, banor i Bronksit përballet me akuzën për sulm dhe posedim të armës, transmeton Klan Kosova.

Plaku i padëmshëm, i cili krejt çka bën është të mbledh kanaçe, humbi dëgjimin në veshin e tij të majtë pas goditjeve.

Llorens u tha mediave se ai ishte duke shkuar për të marrë ushqim kur u sulmua.

Në pamje shihet se kalimtarët janë të tronditur për pak minuta nga sulmi i papritur, e me pas njëri ndërhyn në përpjekje për ta shpëtuar viktimën.

Ata që jetojnë në lagje e kanë përshkruar të moshuarin si person fragjil i cili ecë rrotull duke grumbulluar kanaçe dhe nuk e shqetëson askënd.

Plaku e ka falur sulmuesin e tij, ndërsa që ka falënderuar ata që e kanë ndihmuar.

Ndryshe, motivi për sulmin mbetet i panjohur, por ajo që dihet është se nuk u provokua.

https://www.youtube.com/watch?v=BY1G7BGNN5o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme