Ndoshta keni anashkaluar një zonë të trupit…
Është sezoni i verës përvëluese i rrezeve të diellit dhe djegieve, që nënkupton se njerëzit në përgjithësi janë të vetëdijshëm për mbrojtje nga dielli me anë të kremërave me faktor mbrojtës.
Por, edhe nëse nuk shtriheni në plazh apo pishinë, ju mund të merrni djegie nga dielli në disa vende të caktuara të trupit- madje shumë befasuese. Ja vendet ku keni më shumë gjasa të merrni djegie nga dielli dhe si të veproni për ta parandaluar atë.
Ju keni më shumë gjasa të merrni djegie nga dielli në kokë dhe qafë.
Zonat më të ekspozuara ndaj diellit janë koka dhe qafa – aty ku shumica e kancereve të lëkurës ndodhin. Vende tjera të përbashkëta janë linja apo ndarja e flokëve, buzët dhe veshët – vende të vogla ku njerëzve nuk iu shkon në mendje mbrojta e tyre. Mbroni njëlloj këto zona të vogla sepse edhe këto kërkojnë vëmendje.
Njerëzit kanë më shumë gjasa të anashkalojnë mbrojtjen në gjoks dhe supe.
Unë mendoj se njerëzit nuk i kushtojnë edhe aq vëmendje gjoksit dhe shpatullave apo supeve, thekson dermatologia Jennifer A. zakonisht femrat neglizhojnë këtë fakt duke veshur më pak rroba dhe duke harruar aplikimin e kremit mbrojtës.
Kjo është veçanërisht e dëmshme sepse lëkura në gjoks është shumë e ngjashme dhe delikate sikur lëkura në fytyrë. Dhe si pasojë, një nga shkaqet kryesore të rrudhave të gjoksit që femrat i vërejnë tek vetja janë si rezultat i viteve nga dëmtimi i diellit.
Veshja mbrojtëse është proteksioni më i mirë kundër dëmtimit të diellit.
Ka disa mënyra efektive për të parandaluar dëmtimin ndaj diellit, të tilla si duke përdorur krem me faktor mbrojtës, duke u ulur në hije, shmangia e rrezeve të diellit në mes të ditës, por mbi të gjitha, zgjidhja më efektive është mbajtja e veshjeve me efekt mbrojtës nga dielli.
Veshja e duhur funksionon më mirë se sa kremi me faktor mbrojtës, sidomos për pjesën e sipërme të gjoksit dhe supeve. Mund ti gjeni këto lloje veshjesh pothuajse në çdo vend shitjeje.
Megjithëse mund të mendoni se këto veshje mund të ju japin më shumë ngrohje dhe mund, fakti është se këto edhe ju mbajnë freskët si rezultat i materialit të posaçëm por edhe ju mbrojnë vendet delikate për djegie ndaj diellit.
Por, mos i ngatërroni me veshjet e zakonshme, sepse vetëm për shkak se keni veshur një këmishë të rregullt kjo nuk do të thotë se ofron të njejtat përfitime si veshja mbrojtëse ndaj diellit. Për shembull, një këmishë pambuku ka prirje në ekspozim ndaj diellit mënjëherë pas 15 minutash.
Andaj, nuk ka rëndësi se çfarë metoda preferoni për mbrojtje ndaj diellit, thjeshtë ruani dhe kujdesuni për veten me mënyrat më të përshtatshme për ju…
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation