Pizhamat i përkasin gardërobës intime, kështu që ato duhet të lahen më shpesh se zakonisht.
Edhe pse shumë njerëz mendojnë se pizhamet nuk duhet të lahen aq shpesh sepse vishen vetëm gjatë gjumit, kështu që nuk kanë mundësi të ndoten në krahasim me rrobat tjera, ekspertët kanë dhënë shpjegimin e tyre se pse nuk është kështu, transmeton portal arbresh.info
Ekspertja e modës Harpa Gretarsdetir thekson se pizhamet janë një terren ushqyes për bakteret sepse i veshim për disa ditë rresht, dhe është gjithashtu një gardërobë intime. “Disa njerëz veshin pizhame direkt në lëkurën e tyre, pa të brendshme, kështu që rekomandohet që ato të lahen më shpesh”.
Pizhamat duhet të lahen pas veshjes së tretë, nëse vishen pa të brendshme.
Çfarë ndodh me bakteret nëse lani rrobat në 30 dhe 40 gradë?
Gretarsdetir thekson gjithashtu se është shumë e rëndësishme të bëjmë një dush para se të veshim pizhamet, edhe nëse i veshim ato me të brendshme.
Pizhamat nuk duhet të mbahen të veshura më shumë se shtatë ditë dhe menjëherë pas 1 jave ato duhet larë.
Larja e rregullt e pizhameve pas disa përdorimeve do të vrasë bakteret, kërpudhat dhe do të parandalojë aromat e pakëndshme, kështu që është shumë e rëndësishme që ta lani atë në temperaturën më të lartë të mundshme, nëse ngjyra dhe materiali e lejojnë atë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...