Është shtesë e shkëlqyeshme ushqimeve nga mishi, por mund të shërbejë edhe si ushqimi vetëm
Për brumë nevojiten:
– 500 g miell;
– 2 vezë;
– 2 lugë vaj;
– 1 lugë lëng limoni;
– kripë.
Për fill nevojiten:
– 300 g fasule të zier;
– 2 vezë;
– 2 dcl ajkë të thartë;
– majdanoz;
– kripë;
– piper;
– 2 lugë thërrmija buke.
Për shtesë nevojitet:
– 7 dcl ajkë të dendur të thartë.
Përgatitja:
Brumi: Përbërësit për brumë bashkoni dhe ngjishni derisa të bëhet brumë i butë, i cili nuk ngjitet për dërrase.
Brumin ndajeni në tri petë të cilat do t’i lyeni me vaj, pastaj i lini gjysmë ore të qëndrojnë në dërrasë në të cilën keni përhapur pak miell.
Të tri petët përhapni në petë të hollë dhe lyeni me vaj. Hiqjani skajet e trasha.
Filli: Fasulen zieni dhe shtypeni, pastaj shtoni të gjithë përbërësit e përmendur. Për t’u bërë tretja e dendur shtoni thërrmija buke.
Brumin e përhapur lyeni me fill dhe (me ndihmën e sofrabezit) mbështilleni si krepë.
Njësoj veproni edhe me tri petët e përhapura. Brumin e mbështjellë qiteni në tepsi dhe piqeni rreth 40 minuta në 180 gradë Celsius.
Kur të jetë pjekur, qitni sipër ajkën e thartë, priteni në pjesë dhe shërbeni me sallatë të gjelbër apo me ndonjë sallatë tjetër të thartë.
Ju bëftë mirë./Telegrafi
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita