Ndryshe nga shqetësimet e disa mjekëve dhe publikut, pirja e kafesë mund të mbrojë zemrën tuaj në vend që të shkaktojë ose përkeqësojë problemet e zemrës.
Pirja e dy deri në tre filxhanë kafe në ditë është e shoqëruar me një rrezik 10% deri në 15% më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, problemet me ritmin e zemrës ose vdekja e hershme, transmeton portal arbresh.info
“Për shkak se kafeja mund të shpejtojë rrahjet e zemrës, disa njerëz shqetësohen se pirja e saj mund të shkaktojë ose përkeqësojë disa probleme të zemrës. Këtu mund të vijnë këshillat e përgjithshme mjekësore për të ndaluar pirjen e kafesë,” tha Dr. Peter M. Kistler, autor i studimit dhe kreu i kërkimit klinik të elektrofiziologjisë në Institutin e Zemrës dhe Diabetit Baker dhe kreu i elektrofiziologjisë në spitalin Alfred në Melburn, Australi.
Studimi u fokusua në më shumë se 382,500 të rritur që nuk kishin sëmundje të zemrës dhe ishin mesatarisht 57 vjeç, shkruan CNN.
Pjesëmarrësit që kanë pirë deri në tre filxhanë kafe në ditë dhe kishin rrezik më të ulët të problemeve me zemër, ndërsa ata që pinin afërsisht një filxhan kafe në ditë kishin rrezikun më të ulët për të pasur goditje në tru ose për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Megjithatë, shkencëtarët thonë edhe stili i jetesës mund të ndikojë në vdekjen e hershme, duke përfshirë pirjen e duhanit, alkoolit dhe dietat jo të shëndosha.
Për të gjitha studimet, Kistler dhe studiuesit e tjerë përdorën të dhëna nga UK Biobank, e cila ndjek rezultatet shëndetësore të më shumë se 500,000 njerëzve për të paktën 10 vjet.
Autorët e hulumtimit aktual donin të shqyrtonin lidhjen midis pirjes së kafesë dhe problemeve të ritmit të zemrës (aritmitë); sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë sëmundjen koronare të zemrës, dështimin e zemrës dhe goditjen në tru; dhe vdekjet totale dhe të lidhura me zemrën midis njerëzve me dhe pa sëmundje të zemrës./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...