Shumë njerëz nuk flenë sa duhet dhe një studim i fundit pohon që një njeri i moshës mesatare fle vetëm gjashtë orë gjatë natës, shkruan The Independent.
Arsyet për netët pa gjumë variojnë, me raste janë të lidhura dhe me probleme të fshehta psikologjike, por një studim i ri pohon që kjo ka të bëjë edhe me mos konsumim të mjaftueshëm të ujit para gjumit.
Akademikët në Penn State University të Pennsylvanias , pas studimit që përfshiu më shumë se 20 mijë të rritur në Kinë dhe SHBA, ku të gjithëve iu ishin analizuar shprehitë e gjumit dhe urina, konkluduan se lidhjet mes cilësisë së gjumit dhe hidrimit kanë të bëjnë me një hormon në turp të quajtur ‘ vasopressin’ e që lirohet më shpejtë dhe më shpesh në ciklin e gjumit.
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët