Pini këtë lëng me mengjes: Përshpejton metabolizmin dhe ndiheni të ngopur

01:29 | 19 Mars 2017
Arbresh.info

Niseni ditën me këtë lëng për të përshpejtuar metabolizmin dhe për të qëndruar e ngopur për një kohë të gjatë:

Përbërësit:

1 dardhë
2 lugë gjelle speca jeshile të grira hollë
¼ gotë me kastravec të prerë në feta të holla
1 gotë gjethe spinaqi
¼ avokado
1 gotë qumësht bajamesh me vanilje
¼ gotë pluhur bizele pa sheqer
1 lugë çaji rrënjë xhenxhefili të copëtuar
1 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur
Përgatitja:

Hidhni të gjithë përbërësit në shtrydhëse. I shtrydhni mirë derisa të formohet një masë homogjene, më pas e kaloni në gotë.

Shënim: Lëngu është më i mirë nëse ftohet në frigorifer për 5-10 minuta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme