Pilulat për dobësim të dëmshme për adoleshentët

23:14 | 20 Maj 2017
Arbresh.info

Nën presionin për të pasur linjat perfekte, persona të të gjitha moshave gjithnjë e më shumë janë duke përdorë pilula për dobësim.

Studime të ndryshme kanë treguar që këto shtesa përmbajnë kimikate toksike që mund të dëmtojnë hormonet tek adoleshentet, rritjen dhe shëndetin mendor.

Pilulat për dobësim janë të rrezikshme për të gjitha moshat, mirëpo në veçanti tek adoleshentët, kjo ngaqë ndërhyjnë në sistemin e tyre duke shkaktuar mungesë të hekurit dhe kalciumit.

Sipas ekspertëve mungesa më e vogël e energjisë tek adoleshentët rezulton me ngecje në zhvillim.

Këto pilula shpesh përmbajnë phentermine, orlistat and sibutramine, që mbajnë shtimin e peshës larg jush megjithatë efektet anësore të tyre janë gjakderdhja, rritje të shpeshtuara të zemrës, alivanosje dhe sulme në zemër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme