Ka ndërruar jetë papritur teksa ishte në kabinën e pilotimit në një avion të linjës “Etihad” drejt Amsterdamit dhe kolegu i tij piloti është detyruar të bëjë një ulje emergjence në Kuvajt, ku mjekët, pasi janë ngjitur në bord për t’i dhënë ndihmën e parë, nuk kanë mundur ta kthejnë në jetë komandantin e avionit.
Ngjarja ka ndodhur pak pas ngritjes në ajër nga Abu Dhabi, të një avioni të linjës arabe “Etihad”. Bashkë-piloti, ka dhënë menjëherë alarmin dhe ka marrë situatën në kontroll, por ndonëse avioni dhe pasagjerët nuk pësuan asnjë problem, për kolegun e tij nuk u bë dot asgjë.
“Kur komandanti humbi aftësinë për të operuar në fazën e parë të fluturimit, bashkë-piloti dha menjëherë alarmin dhe devijoi drejtimin drejt Kuvajt Sitit për të zbritur në siguri”, – tregojnë autoritetet e kompanisë arabe.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...