Bazuar në shenjën e horoskopit ne mund të zbulojmë se pse nuk jemi të lumtur.
E tëra që duhet të bëjmë është që të ndryshojmë një gjë dhe të jemi të lumtur, transmeton portal arbresh.info
Dashi
Askush nuk është përfekt, as ti. Ndaloni së torturuari vetëm duke i ushtruar presion për të qenë gjithnjë më i miri në gjithçka. Sa më shpejt ta mësoni këtë, aq më shpejt do të jeni në gjendje të pranoni veten, me të gjitha të metat tuaja, dhe të jeni të lumtur.
Demi
Për të qenë të lumtur, ju duhet të qëndroni larg lidhjeve serioze. E vetmja gjë e rëndësishme është të jesh gjithmonë besnik dhe i sinqertë me veten tënde, dhe ajo marrëdhënie mund të jetë shumë pasionante, plot dashuri. Bëhuni partner i vetës!
Binjakët
Harrojeni bisedat e vogla, të pakuptimta dhe lejojeni vetes të zhvilloni një komunikim serioz dhe të thellë me të tjerët. Kur të hapeni me miqtë tuaj, do të jeni në gjendje të keni miqësi më të forta, më të sinqertë dhe kjo do t’ju bëjë të lumtur, transmeton portal arbresh.info
Gaforrja
Rrethohuni me njerëz optimistë që mbështesin ëndërrat tuaja kur keni nevojë, por edhe me ata që ju fshijnë lotët kur keni nevojë. Kur të ndjeni mbështetjen e njerëzve të afërt, asgjë nuk do të jetë në gjendje t’ju ndalojë!
Luani
Kushtojini kohë dhe energji diçkaje “më të madhe” se vetes. Një projekt bamirësie do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë zemre të madhe keni dhe do të ju ndihmojë të doni më shumë vetën.
Virgjëresha
Ndaloni së kënaquri të tjerët dhe mendoni për veten. Në momentin që do të hiqni dorë për t’i bërë të gjithë të lumtur dhe të vendosni kufijë, do të ndjeheni më të qetë. Mësoni të thoni jo dhe të shprehni mendimin tuaj lirisht, do t’ju japë “krahë”.
Peshorja
Duhet të gjeni ekuilibrin në aktivitetet e përditshme. Mos u përkushtoni vetëm në një gjë dhe përpiquni që të kaloni më shumë kohë me miqtë. Kur të mësoni ta përqendroni energjinë tuaj në disa gjëra gjatë ditës, në vend të vetëm një, do të jeni shumë më të lumtur dhe më të qetë.
Akrepi
Ju jeni mjaft i zemëruar dhe megjithëse mund ta mos e kuptoni, ndikon seriozisht në gjithçka në jetën tuaj. Mësoni të falni dhe të harroni. Sapo të pushoni së “qëndruari” tek gjërat nga e kaluara, do të jeni në gjendje të jeni plotësisht të lumtur.
Shigjetari
Pranojeni që jeni grindavec. Para se të filloni të grindeni me dikë, do të bënit mirë që të bisedonit qetë. Do ta kuptoni që shmangia e një drame tjetër do t’ju ndihmojë të jeni shumë më të lumtur dhe më të lirë.
Bricjapi
Mos mendoni vetëm për punë, përkushtojuni edhe jetës privare. Përqendrohuni në atë që është e rëndësishme, dhe jo vetëm në biznes. Vetëm atëherë do të gjeni lumturinë.
Ujori
Mos lejoni askënd që të thotë se nuk jeni përson i mirë, sepse jeni. Kur t’i pranoni të gjitha të metat tuaja dhe t’i tregoni, do të keni shumë më shumë vetëbesim. Pranoni veten ashtu siç jeni, dhe të tjerët atëherë do t’ju pranojnë.
Peshqit
Shqetësimi i vazhdueshëm për të ardhmen nuk do t’ju japë mundësinë të shijoni të tashmen. Kështu që mëso të jetosh jetën ditë pas dite, mos mendo për të nesërmen! Vetëm atëherë do të mësoni të jeni të lumtur në të tashmen!/arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...