Jeni të lodhur dhe doni t’i rikuperoni forcat sa më shpejt? Pijet energjike për momentin kanë shumë publicitet dhe premtojnë se ju sigurojnë energjinë për të cilën keni nevojë, përmes substancave të ndryshme stimuluese.
Në nivel botëror, pijet energjike promovohen me të madhe në më shumë se 165 vende, përfshirë shtetet e Bashkimit Evropian. Megjithatë, vitet e fundit është vënë në diskutim dëmi, në termat e shëndetit, që vjen nga përdorimi i papërgjegjshëm i këtyre pijeve.
Pijet energjike, përveç ujit që është përbërësi me prezencën më të madhe, përmbajnë stimulantë, sheqerna, aroma dhe ndonjëherë edhe vitamina e kripëra minerale.
Aspekti kryesor negativ i pijeve energjike është doza e substancave të tyre të cilat, krahasuar me atë të ushqimeve të tjera është joproporcionale dhe mund të shkaktojnë efekte të padëshirueshme shëndetësore. Konsumi i tepërt i kafeinës për shembull, sidomos në mesin e konsumatorëve në moshë të re, mund të ndërhyjë në aktivitetin e sistemit nervor normal, duke shkaktuar nervozizëm, acarim dhe rritim.
Sa i përket pijeve energjike nuk mungojnë edhe alternativat natyrale apo bio. Mund të zgjedhim pije të realizuara me përbërës natyralë që kanë të paktën 3 avantazhe: kushtojnë më pak, mund t’i përgatisim në shtëpi dhe nuk kanë efekte anësore.
Ujë kokosi
Kjo është një pije energjike e thjeshtë por e pasur me substanca ushqyese: kalium, fosfor, magnez, kalcium e kripëra. Gjithashtu, uji i kokosit është i varfër në sheqerna e yndyra, kështu që mund ta integrojmë edhe në një dietë hipokalorike.
Lëng domatesh
Nëse dëshirojmë një pije për ta rimarrë fuqinë pas një stërvitjeje të gjatë, mund të zgjedhim lëngun e domateve. Mund të duket një zgjidhje e rrezikshme, por substancat e gjendura tek domatet, sipas një studimi të kryer në Greqi, ndihmojnë për të rikuperuar energjinë e muskujve shumë më shpejt se pijet tradicionale energjike.
Lëng spinaqi
Spinaqi ndihmon në rimarrjen e energjisë falë prezencës së hekurit. Lëngu i spinaqit përbëhet nga një përzierje natyrale, të thjeshtë për t’u përgatitur dhe që kërkon vetëm tre përbërës: tre kërcej selinoje, 2 asparagë dhe një domate ose karotë.
Lëngu i ngrohtë i mollës
Përveç të qenit një ilaç fantastik kundër kollës dhe dhimbjes së fytit, lëngu i nxehtë i mollës ka një veprim depurativ dhe antioksidues në organizmin tonë. Vetitë e tij na ndihmojnë të jemi të përqendruar dhe na mbrojnë nga disa sëmundje degjenerative, siç është për shembull demenca.
‘Smoothie’ nga bananet
Banania është një prej frutave të preferuara nga atletët për të rikuperuar energjitë dhe për të parandaluar ngërçet muskulore gjatë stërvitjes. Për të përgatitur një ‘smoothie’ bananesh ju duhen: 2 banane, një lugë mjaltë, gjysmë gote qumështi dhe 2 kube akulli. Në këtë moment, gjithçka që duhet të bëni është t’i përzieni mirë me aparatin adekuat dhe të pini lëngun tërësisht bio.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit