Google ADS

Pija që rrafshon barkun si me magji, 2 gota në ditë për 1 javë bëjnë mrekulli

01:36 | 31 Mars 2018
Trina Galanxhi

Të gjithë duam bark të sheshtë, por për fat të keq, kjo është shumë e vështirë të arrihet.

Përveç një diete të shëndetshme, ju duhet të ushtroheni shumë në mënyrë që të keni një trup të rregullt. Nëse keni yndyrë të tepërt rreth barkut me siguri që e dini se është shumë e vështirë që ta eliminoni.

Kjo pije e mrekullueshme dhe shumë e shëndetshme mund të eliminojë toksinat nga trupi juaj duke përmirësuar kështu shëndetin e përgjithshëm.

Përbërësit:
1 lugë çaji mjaltë

1 filxhan lëng qitro

2 lugë çaji uthull molle

Përgatitja:

Vendosini përbërësit në një blender derisa të merrni një përzierje homogjene. Pini një gotë nga kjo përzierje para se të hani drekë ose darkë për një javë rresht.
Përzierja funksionon më së miri falë përbërësve dhe vlerave ushqyese të tyre. Qitro është një frut me pak kalori dhe përmban rreth 2 gr fibra.
Sipas studimeve, ngrënia e një gjysme qitro në ditë mund të përshpejtojë procesin e djegies së yndyrës dhe ju ndihmon të humbni peshë shpejt.
Uthulla e mollës përmirëson tretjen tuaj dhe zvogëlon kohën e kalimit të yndyrnave, duke ndihmuar në tretjen e ushqimit. Mjalti përmban sheqer natyral, vitamina të dobishme si dhe minerale.

10 këshilla antibark

  1. Pi më pak duhan: nikotina rrit nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, që favorizon grumbullimin e dhjamit në bark.
    2. Mos pi alkool: sjellin shumë kalori pijet alkoolike. Për më tepër që ashtu si nikotina, shton kortizolin dhe dhjamin në bark.
    3. Qëndro drejt: kështu barku del më pak. Kur je në këmbë imagjino se ke një litar në kokë që të tërheq drejt çatisë.
    4. Qëndro ulur dhe pozicionuar mirë: Kur je ulur në karrige pozicionoje shpinën mirë. Barkun brenda dhe këmbët të mbështetura të dyja në tokë. Nëse karrigia është shumë e lartë, përdorni një mbështetëse për këmbët.
    5. Forcojeni shpinën me anë të peshave, në këtë mënyrë nuk do ta harkosh përpara duke e nxjerrë më në pah barkun e madh.
    6. Provo kërcimin e barkut: është i këndshëm dhe të forcon muskujt e barkut. Veç të tjerash nuk dobëson tensionin dhe të sjell në humor.
    7. Bëni punët e shtëpisë: kalojeni fshesën e rrymës para dhe prapa në shtëpi, sepse ndihmon në uljen e barkut. I njëjti efekt vjen dhe nga ushtrimi i kopshtarisë: të ulesh dhe të ngrihesh shpeshherë për të pastruar barërat p.sh. të kontrakton dhe ç’kontrakton muskujt e barkut.
    8. Vishu në mënyrë komode. Kur e ke barkun e fryrë ose kur je shëndoshur, evitoji pantallonat dhe fundet e ngushta që nxjerrin në pah defektin. Derisa të fitosh linjat syno për këmisha të gjata që fshehin format e trupit.
    9. Ha shumë fibra vegjetalë: të cilat i gjen në frutat e perime: ato ngopin dhe largojnë kapsllëkun.
    10. Pi shumë ujë: të paktën 8 gota pak e nga pak gjithë ditën. Ndihmon zorrët të funksionojnë me mirë, sepse zbut jashtëqitjet. Kundërshton shtimin e lëngjeve në bark të cilat sjellin fryrje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme