Sa herë ju ka ndodhur të zgjoheni gjatë natës dhe të ndërroni vend, apo të mos gjeni më qetësi pasi partneri që keni në krah ose ndonjë pjesëtar i familjes gërhet?
Me siguri me dhjetëra herë pasi është një ndër shqetësimet më të përhapura në botë, sipas statistikave rreth 55% e popullsisë në botë gërhet. Gërhitja, ose siç njihet në gjuhë mjekësore rankopatia, shkaktohet nga ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes, gjë që rrit shpejtësinë e kalimit të ajrit nëpër to.
Kjo lëvizje e përshpejtuar krijon vibrime në fund të gojës dhe fytit, tingulli i të cilave është pikërisht gërhima që ne dëgjojmë. Për fat të mirë ekzistojnë shumë mënyra për të parandaluar gërhitjen, por nëse jeni në kërkim të një metode efektive Living ka për ju zgjidhjen e duhur:Për të përgatitur këtë pije ju nevojiten: 1 kokërr limon, 1 rrënjë xhinxher, 1 mollë, 1 karotë dhe 200 ml ujë. Lani fillimisht mollën dhe karotën, pastaj qërojini dhe kalojini ne frulator.
Shtoni limonin, rrënjën e xhinxherit dhe vazhdoni përzierjen derisa masa të bëhet e ujshme. Në fund bashkojeni me ujin e vakët dhe pijeni dy orë para se të flini. Acidi citrik që gjendet tek limoni eleminon toksinat që mblidhen në mushkëri dhe redukton mukozat nazale. Kurse ingredientët e tjerë përmbajnë vitamina A, C dhe E, antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore dhe analgjezike që çhelmojnë mushkëritë.
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...