A e keni ditur që mund ta ngadalësoni zbardhjen e flokëve dhe ta ktheni ngjyrën e tyre natyrale?
Mjekësia tradicionale kineze, konstaton që rrënjët fshihen në shëndetin e gjakut dhe të veshkave. Për këtë shkak rekomandohet shmangia e produkteve të qumështit, mishit dhe kripës.
Nëse ju janë zbardhur flokët pra kohe kjo mund të tregojë disfunksionin e gjëndrës tiroide, mungesën e vitaminave B5, B6 dhe B12, apo aneminë. Mungesa e vitaminave të përmendura mund të tregojë numër të madh bakteresh në zorrë.
Mungesa e vitaminës A, zinkut dhe bakrit mund të çojë në rënie të imunitetit, dobësim të gjakut, ndërsa në disa raste edhe në pikën në tru.
Për këtë shkak rekomandohet që rregullisht të konsumoni lëng nga bari i grurit i cili na jep një sërë përparësish:
– Pastron gjakun
– Rigjeneron lëkurën dhe ia kthen shkëlqimin
– Flokëve ua kthen ngjyrën natyrale dhe i pengon të zbardhen.
Lëngu nga bari i grurit
Nevojiten: 30 ml lëng bari të grurit, 1 gotë pemë të grira sipas dëshirës (kivi, mollë, qershi, etj), një gotë lëng limoni, 1 lugë e vogël mjaltë, pak ujë.
Aplikimi: Të gjithë përbërësit qitni në blender, përzieni dhe pini këtë lëng dy herë në ditë.
Efekt të njëjtë ka edhe tretja kundër flokëve të bardha e cila merret gjatë 40 ditëve (tri herë në ditë, gjysmë ore para ngrënies).
Nevojiten: 1 kg mjaltë natyral (shtëpiake), 200 g fara liri, 3 thelpinj hudhre, 4 limonë të mëdhenj.
Përgatitja: Limonëve hiqjani lëvoren dhe qitni në blender, farat e lirit bluani dhe shtoni limonin, hudhrën pastrojeni dhe qiteni në blender dhe të gjitha bluani deri sa të bëhen tretje e butë.
Pastaj shtoni mjaltin dhe bashkoni të gjitha mirë. Farat qitni në një kavanoz dhe merrni tri herë në ditë nga një lugë të vogël gjatë 40 ditëve. Pos që flokëve do t’ia ktheni ngjyrën natyrale, do të përmirësoni edhe imunitetin.
Për të ndikuar si duhet lëngu dhe tretja, mos konsumoni alkool dhe duhan.
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...