Pica me patate është një recetë shumë e dashur për familjet italiane, të cilët mundohen që të shmangin ngrenien e brumrave.
Baza përbëhet nga patate të grira, mbushje domatesh, mocarela me pika dhe aromat më klasike si rigoni dhe borziloku, transmeton portali arbresh.info
Receta është shumë e lehtë dhe mund ta përgatisni kur të doni.
Për bazën:
800 gr patate
500 gr miell
Kripë
Piper i zi
Për mbushjen:
150 gr pure domatesh
125 gr djath mocarela
60 gr pancetë
djath parmixhani
rigon i thatë
borzilok
kripë
piper i zi
Përgatitja:
Filloni me zierjen e patatave. Më pas lëreni të ftohen dhe grini imët në një enë. Shtoni miellin, kripën dhe pipërin dhe përzieni mirë. Përziejeni dhe shpërndani këtë përzierje në një fletë pjekje të shtruar me letër gatimi. Piqeni në furrë për rreth 20 minuta.
Në një enë të vogël hidhni purenë e domates, pak vaj, kripë, piper, parmixhano, rigonin dhe borzilokun, shkruan Il Cucchiaio d’Argento, transmeton portali arbresh.info
Përzieni mirë dhe përhapni mbi mbi bazën e patates. Shtoni mocarelan e kulluar mirë dhe të prerë në kubik dhe piqeni sërish në furrë deri sa të shkrihet mocarela dhe baza e patates të skuqet.
Në fund shtoni edhe pancetën, lëreni edhe 5 minuta në furrë dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...