Gjurmët e pesticideve dhe insekticideve gjenden më shumicë edhe në flokët e qytetarëve evropianë. Rezultatet e studimit të të Gjelbërve të kontinentit tonë janë prezantuar në Parlamentin Evropian.
Kërkimi paraprak është kryer në 6 vende, në Gjermani, Danimarkë, Mbretëri e Bashkuar, Itali, Francë dhe Belgjikë. Kampionet e analizuara kanë pasur në fokus gjurmët e rreth 30 substancave pesticide dhe përqindja më e lartë është gjetur tek analizat e personave në Walles të Anglisë me 84.6%, ndërsa më e ulëta në shtetasit gjermanë me 44%.
Ndër kimikatet më të dëmshme të gjetura janë Fipronili, i cili shfaqet në 45% të analizave, përdorimi i të cilit është i ndaluar në agrikulturë që nga viti 2017, por që aktualisht ende përdoret si antiparazitar për kafshët shtëpiake.
Ndërkohë që pesticidet janë shumë të dëmshme edhe për sistemin hormonal dhe ekspozimi i evropianëve ndaj kimikateve të dëmshme duhet të ketë kontrolle më të larta. Komisioni evropian ka propozuar verifikimin e legjislacionit aktual dhe ndërmarrjen e politikave më të ashpra ndaj përdorimit të tyre në mbrojtje të ambientit dhe të shëndetit të qytetarëve.
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...