Një peshkaqen i madh vrau sot para syve të të atit një 17-vjeçare në Australi.
“The Independent” thotë se adoleshentja po bënte sërf me të atin kur u sulmua nga përbindëshi në brigjet e Esperance, në Australinë Perëndimore.
Ajo raportohet se fillimisht humbi njërën këmbë gjatë sulmit dhe u trajtua nga mjekët në plazhin aty afër. Pasdrekën e së hënës u dërgua me ngut në spital, ku edhe dha shpirt.
I gjithë plazhi u mbyll deri në një urdhër të dytë, teksa njerëzit u këshilluan të qëndronin larg detit për të paktën 48 orë.
Gazeta lokale “The Esperance Express” raportoi se peshkatarët do të kontrollojnë ujërat përreth duke nisur nga mëngjesi i të martës dhe më pas do të njoftojnë kur mund të ri-hyhet në plazh.
Kjo pjesë e bregut të detit të Australisë, zonë e mirë për sërf, është e njohur edhe për praninë herëpashershme të peshkaqenëve.
Në Australi ndodhin pothuajse dy sulme vdekjeprurëse nga peshkaqeni çdo vit.
Sean Pollard, një sërfist që u sulmua në të njëjtën zonë në vitin 2014, humbi dorën e djathtë dhe krahun e majtë në sulm.
Qershorin e kaluar, 60-vjeçari, Doreen Collyer, vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen i madh teksa po zhytej në det, rreth një kilometër larg bregut në plazhit.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...