Njerëzit që iu nënshtrohen këtyre pesë zakoneve në moshë madhore, mund ta shtojnë jetëgjatësinë e tyre më shumë se një dekadë. Këto përfundime bazohen në një studim që është bërë mbi mënyrën si ndikohet jetëgjatësia në kushte të ndryshme jetese.
Studiuesit përdorën pyetësorët për stilin e jetesës dhe të dhënat mjekësore të rreth 123,000 vullnetarëve, për të kuptuar se sa më shumë do të jetonte një njeri nëse do të ndiqte një dietë të shëndetshme, të kontrollonte peshën, të bënte lëvizje fizike rregullisht, të mos e tepronte me pijen dhe të mos ishte konsumues i duhanit.
Ajo që nuk ishte parashikuar para se të ndërmerrej eksperimenti, ishte efekti i menjëhershëm dhe diferenca drastike që u krijua midis personave që e adoptuan kurën me 5 këshilla, me të tjerët që nuk u përpoqën fare.
Pesë zakonet e shëndetshme janë këto:
– T’i thoni jo duhanit
– Të merreni me aktivitet fizik të paktën 30 minuta çdo ditë
– Të mos konsumohet më shumë se një gotë vere 150 ml për gratë ose dy gota për burrat
– Të kesh një dietë të pasur me fruta, perime
– Të mos mbash më shumë se 10 kile mbi peshën përkatëse në proporcion me gjatësinë.
Po të marrim parasysh se këto pesë zakone nuk po i lexoni këtu për herë të parë, pyetja qëndron në faktin se përse jemi kaq të këqij në përftimin e tyre në përditshmërinë tonë, shkruan bota.al. Problemi qëndron te njerëz që akoma luftojnë me varësinë ndaj duhanit, te të tjerë që konsumojnë ushqime të pashëndetshme me apo ma qëllim dhe nga ana tjetër, jeta sedentare nuk e ndihmon aspak shëndetin fizik.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit