Duket sikur të gjithë po flasin për rëndësinë e shëndetit të zorrëve kohët e fundit. Nga përfitimet e marrjes së probiotikëve deri te ngrënia e ushqimeve me fibra.
Shëndeti i zorrëve është në qendër të vëmendjes dhe për arsye të mirë, pasi sipas hulumtimeve, një zorrë e shëndetshme është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe disponimin tonë mendor, për të shmangur sëmundjet kronike dhe madje edhe për tretje më të mirë.
Me kaq shumë informacione, duket se kujdesi i duhur për shëndetin e zorrëve dhe mikrobiomën tuaj ndoshta duhet të jetë një prioritet për të gjithë ne.
Megjithatë, ka disa ‘gracka’ që mund të kenë efekt të kundërt dhe ato janë si më poshtë:
Hani shpejt
Hapi i parë në tretje është përtypja dhe kur nuk e përtypni mirë ushqimin (kur hani shpejt), sistemi tretës nuk është i përgatitur për të çliruar enzimat e nevojshme për ta zbërthyer atë. Kjo do të thotë të përgatitni trupin tuaj për fryrje, diarre, urth, refluks acidi, ngërçe, dispepsi, gazra, nauze dhe më shumë pasi copa të mëdha ushqimi të patretur hyjnë në sistemin tretës në një kohë kur nuk ka enzima të mjaftueshme për t’i shpërbërë ato.
Ju hani shumë ushqime me sheqer
Ngrënia e shumë sheqernave të shtuara mund të ndikojë negativisht në zorrët tuaja. Më konkretisht, sheqeri ndikon në mikrobiomën e zorrëve dhe mund të çojë në inflamacion kronik, duke dobësuar mukozën e stomakut. Disa kërkime kanë treguar se duke prishur mikrobiomën e zorrëve, mund të çojë në inflamacion të zorrës së trashë dhe sëmundje inflamatore si sëmundja e Crohn-it.
Një nga mënyrat më të mira për të ulur konsumin e sheqerit është të filloni duke bërë ndryshime të vogla. Për shembull, në vend që të konsumoni 2 biskota për ëmbëlsirë, merrni një. Ose më mirë akoma, ndërroni biskotat me fruta si manaferrat ose mollët, të cilat ushqejnë bakteret e mira në zorrën tuaj.
Ju nuk hani mjaft perime
Perimet janë të larta në fibra, të cilat ushqejnë bakteret e mira në zorrë, duke stimuluar rritjen e tyre dhe duke forcuar shtresën e brendshme të zorrëve. Nga ana tjetër, bakteret e mira ndihmojnë në luftimin e inflamacionit në të gjithë trupin.
Nëse nuk ju pëlqejnë perimet, mund të gjeni mënyra të tjera për t’i shtuar ato në vaktet që tashmë i doni.
Hani në këmbë
Sa herë keni qëndruar pranë qilarit ose frigoriferit dhe keni ngrënë diçka kur keni qenë të uritur? Ndoshta ndodh më shpesh nga sa mendoni, duke bërë që të hani më shumë dhe më shpejt seç duhet.
Por kur nuk e përtypni ushqimin siç duhet, nuk i jepni trurit kohë të mjaftueshme 20 minuta për të kuptuar se është i ngopur. Dhe kjo nga ana tjetër shkakton probleme në zorrë.
Së fundi, ushtroheni menjëherë pas vaktit
Tretja kërkon gjak dhe energji. Pra, kur ushtroni menjëherë pas një vakti, mund të keni ngërçe dhe dispepsi pasi gjaku largohet nga zorrët dhe tretja ndërpritet për t’i dhënë përparësi ushqyerjes së muskujve./abcnews.al
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion
Zhvillimet e vitit 2024 në Shqipëri, SPAK protagonist
Ancelotti flet për objektivat e Real Madridit këtë sezon dhe...