Gjaku i njeriut grumbullon çdo ditë shumë toksina që vijnë nga ushqimet, ndotja, por edhe stresi.
Ai ka nevojë të pastrohet sepse toksinat e tepërta ndikojnë tek imuniteti, paraqitja e lëkurës dhe shëndetin në përgjithësi.
Gjaku mund të pastrohet natyralisht nga mushkëritë, veshkat dhe mëlçia, nëse këto të fundit nuk janë të dëmtuara.
Megjithatë, njeriu mund ta ndihmojë trupin e vet që të pastrojë gjakun, duke ngrënë më shumë ushqime të shëndetshme.
Në këtë artikull do të zbuloni ushqimet më të mira që kanë veti pastruese të gjakut.
Brokoli
Brokoli është i pasur me kalcium, vitaminë C, acidet yndyrore Omega-3, fibër, kalium, mangan dhe shumë minerale të tjera.
Ngrënia e rregullt e brokolit e ushqen gjakun me antioksidantë të cilët eliminojnë toksinat.
Frutat
Mollët, kumbullat dhe pjeshkët përmbajnë fibër e cila pastron gjakun nga toksinat dhe metalet e rënda.
Veç tyre, ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë edhe frutat e pyllit si luleshtrydhet dhe boronicat.
Barishtet
Barishtet janë të pasura me antioksidantë. Ato nxisin shtimin e enzimave të mëlçisë që përshpejtojnë procesin pastrues të gjakut.
Barishtet më të mira janë: kale, spinaqi, sallata jeshile dhe barishtet e egra.
Panxhari
Panxhari është burim natyral antioksidantësh që lufton inflamacionin dhe mbron mëlçinë nga dëmtimet e ndryshme.
Lëngu i panxharit nxit prodhimin e enzimave që pastrojnë gjakun natyralisht.
Limoni
Uji i vakët me limon promovon shpërbërjen e depozitave yndyrore dhe lehtëson veshkat nga barra e pastrimit të organizmit nga toksinat.
Mineralet dhe vitaminat që gjenden tek limoni pastrojnë jo vetëm gjakun, por janë të rekomanduara për të gjithë shëndetin.
Uji
Veshkat nxjerrin toksinat e gjakut nëpërmjet urinës. Për rrjedhojë, uji është një aspekt i rëndësishëm i këtij procesi.
Uji ndihmon në nxjerrjen më të shpejtë të toksinave nga trupi dhe për më tepër ju mban të hidratuar.
Ekspertët rekomandojnë pirjen e të paktën tetë gotave ujë në ditë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...