Instagrami qysh herët është bërë platformë e cila ngjashëm si revistat e modes po lanson dhe dikton trendet e reja…
Bizhuteritë e vogla
Vala ka filluar nga unazat e holla prej filigrani e cila shpejtë ka kaluar nga rrënja e gishtave në falangat e sipërme. Bubat në vathë, qaforet milimetrike rreth qafës dhe duarve dhe unazat e holla rreth kyçeve të këmbës vetëm sa e kanë plotësuar historinë.
Shamitë
Dorën në zemër, para se të fillojnë blogerët të veshin shami rreth qafës (mbi çanta apo rreth kyçit të dorës), njerëzit tjerë e bënin këtë vetëm kur ishte ftohtë apo kur duhej të mbulonin ndonjë anomali apo, eventualisht, e admironin Audrey Hepburn në filmin Festa në Romë.
Recka në xhinse
Fjala xhinse në Instagram përmendet rreth 16 milion here. Kjo do të thotë se njerëzit i duan shumë farmerkat në të gjitha format dhe ngjyrat, por aktualisht fokusi qëndron në reckat dhe fijet e penjve të varura. Sa më të shqyera aq më mirë.
Supe lakuriq dhe karnere
Košulje, haljine i topovi koji otkrivaju cela ramena ili ih samo uramljuju preplavili su društvene mreže. Romantični karner koji kreće od grudi i oko ruku garantuje trocifreni broj lajkova.
Këmisha, fustane dhe copa që zbulojnë e tërë shpatullën apo vetëm konturet kanë vërshuar rrjetet sociale. Karneri romantik i cili fillon nga gjinjtë dhe rreth duarve garanton numrin treshifrorë të like.
Çorape rrjetë
Çorapet rrjetë kanë histori të gjatë dhe seksi, por por Instagram vetëm kohët e fundit i ka miratuar ato si një gardërobë të ligjshme ditore. Ndonjëherë ishte e paimagjinueshme të duket pjesa e sipërme e trikosë, kurse sot vlenë rregulla – nëse nuk duket – të zëvendësohet me dollake apo çorapë deri në gjunjë./femra.net/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...