Sigmund Freud, babai i psikanalizës, gjithashtu ka qenë edhe neurolog, shkencëtar, psikiatër, psikoterapeut, filozof e shkrimtar.
Ai ka pasur vështirësi me të vërtetat e qenieve njerëzore dhe me ekzistencën gjatë tërë jetës së tij, prandaj edhe ka vlerë të madhe çdo gjë që ai ka thënë.
1. Qëllimi i jetës është vdekja
Personi që është i vetëdijshëm për këtë nuk e shmang asnjë gjest kuraje. Kjo është arsyeja se përse e vërteta më e madhe për jetën është vdekja.
2. Ka dy faktorë të mëdhenj që e mbrojnë shëndetin e njeriut: ta duash punën dhe ta duash jetën
Nuk është se nuk do të jetojmë fare vetëm për shkak të faktit se do të vdesim. Nëse supozojmë se veçse jemi duke jetuar, atëherë kjo nënkupton se edhe do të vdesim. Ne mund t’i duam lulet, pemët, shiun dhe aromën e tokës pas shiut. Normalisht se ka gjëra që duhet dashuruar në jetë. Nuk duhet ta shohim gotën si gjysmë të zbrazur. Por as nuk duhet të mendojmë se është gjysmë e mbushur. Duhet ta shohim gotën ashtu siç është. Puna që e bëni mundet ta bëjë ose ta thyejë jetën tuaj. Dhimbja e të bërit një punë që e urreni është më e keqe se dhimbja e të goditurit gishtin e vogël të këmbës. Kjo sepse dhimbja e kësaj të fundit zgjat disa minuta, ndërkaq dhimbja e të bërit punën që e urreni zgjatë tërë jetën.
3. Dobësitë tona janë edhe fuqia jonë
E vetmja mënyrë se si na mposhtin armiqtë është duke na i vënë në shënjestër dobësitë që i kemi. Nëse personi i pranon të metat, atëherë nuk ka asgjë që tjerët mund të përdorin kundër tij apo saj. Ne mund ta fuqizojmë veten duke e pranuar faktin se kemi dobësi.
4. Nuk ka gjë të tillë si dashuria, ka vetëm libido
Këtë nuk jemi duke e thënë ne. Neurologu, psikologu, shkencëtari, filozofi, psikiatri dhe psikoanalisti me vite të tëra përvojë është duke e thënë këtë.
5. Njerëzit janë më inteligjentë sesa ç’mund ta imagjinojnë dhe janë në mënyrë të paimagjinueshme imoral
Gjithmonë janë dy rrugë në jetë. Cilindo drejtim që e zgjedhni, nuk është e mençur ta kritikoni tjetrin për rrugën që ka zgjedhur. Vetëm personi që ka mungesë morali e bën këtë./telegrafi/
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...