Google ADS

Pesë stile të flokut, që kohën e kthejnë prapa (FOTO)

08:21 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

5 stile të flokut, që kohën e kthejnë prapa

Ndryshoni ngjyrën e flokut, vizitoni stilistin në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që të dukeni hatashëm? Kurseni të hollat dhe rregullon stile të thjeshta, që ju bëjnë të dukeni dhjetë vite më të reja, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

Gërsheta nga anash

Në vend të gërshetave klasike ose shpinës së peshkut, që e kanë praktikuar të gjitha vajzat, provoni një variant më të lehtë, që është hit. Një gërshetë si kjo flokut tuaj i jep volum dhe dukje të re.

Image

Balluket

Balluket ende janë në trend, janë mënyrë ideale për t’i fshehur rrudhat në ballë. Por, shmangni ato të rralla, të prera në mënyrë të shkallëzuar, sepse me një stil si ky dukeni më të moshuara. Por, nëse jeni për t’i fshehur rrudhat, më mirë përcaktohuni për stil të thjeshtë me balluket e gjata nga anash. Një stil si ky është i lehtë, duke theksuar freskinë e fytyrës.

Image

Floku i dredhur

Floku i drejtë mund të duket i pajetë, e kështu edhe juve ju shton vite. Nëse keni flokë të gjatë e të drejtë, luani paksa me to dhe bëni dredha, duke ia kthyer flokut vitalitetin dhe volumin.

Image

Floku i prerë i shkallëzuar

Edhe pse floku i mbledhur është stil elegant për dalje natën dhe fustan të bukur, floku i mbledhur me profil të theksuar shton vitet. Floku i lëshuar, gradualisht dhe i prerë i shkallëzuar, duket edhe elegant, por edhe ju bën më të re.

Image

Floku i lidhur

Qoftë nëse vendosni për bishtkali apo për bishtalec më të ultë, efekti pothuajse është i njëjti – dukja e re është e garantuar, e me këtë floku duket i rregulluar. Prandaj, nuk është çudi pse yjet e përqafojnë këtë trend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme