Nëse jeni një person që tentoni të shmangni diellin, vuani nga alergjitë në qumësht ose i përmbaheni një diete të rreptë vegane, mund të jeni në rrezik për mungesë të vitaminës D.
E njohur si vitamina e diellit, ajo prodhohet nga trupi në përgjigje të lëkurës që ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.
Padyshim që gjatë dimrit, mungesa e vitaminës D është më e theksuar.
Por, cilat janë pesë shenjat që gjenden në sytë tuaj duke paralajmëruar se mund të keni mungesë të D?
Uveiti është ënjtje e uveas që përfshin irisin, trupin ciliar dhe enët e gjakut që mbështesin pjesën e pasme të syrit, shkruan Express.co.uk.
“Ky problem ka një numër shkaqesh të mundshme, duke përfshirë infeksionin, sëmundjen e tretjes, ndërlikimet e operacionit pas syve, traumën e syve, problemet inflamatore dhe sëmundjet autoimune”, tha qendra për shikimin.
Faqja shëndetësore vazhdoi: “Ndjeshmëria ndaj dritës, shikimi i paqartë, dhimbjet dhe skuqja janë simptoma të uveitit”.
“Bllokohet” Veterniku nga aksidenti, shkaktohen ...
Aksident tjetër në Prishtinë, vetura godet dy vajza derisa k...
Ministria e Mbrojtjes del me reagim: Ushtarakët nuk do të mb...
11 persona të lënduar nga aksidenti në Veternik, mes një kam...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KF...
“Hungaria, model për reformat e brendshme”, Rama: Nënshkruam...