Google ADS

Pesë shprehi të njeriut më të pasur në botë: Çfarë mund të mësoni nga ai?

21:18 | 23 Mars 2020
Arbresh Info

Pasuria e Jeff Bezos-it është vlerësuar në 121,1 miliardë dollarë. Këto janë shprehitë e tij, të cilat çdokush mund t’i përvetësojë

Ndoshta nuk do të bëheni miliarder, mirëpo me siguri do të jeni të suksesshëm, transmeton Telegrafi.

  1. Askund mos u ngutni në mëngjes

Bezos gjërat i bën ngadalë. Siç ka thënë ai, kurrë nuk e kurdis alarmin, por i lejon vetes që të zgjohet natyrshëm. Pastaj kohën e kalon duke lexuar lajmet dhe duke u kënaqur me kafjallin bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët.

  1. Të gjitha takimet e rëndësishme i bën para drekës

Pyesni cilindo ekspert të produktivitetit dhe do t’ju thotë që gjithmonë do të duhej që më parë t’i zgjidhni detyrat më të vështira. Bezos zakonisht i cakton të gjitha takimet e rëndësishme para drekës.

Zakonisht, takimet i fillon nga ora 10:00, pas rutinës së lehtë mëngjesore. Veç kësaj, takimet e tij zakonisht janë të shkurtra dhe nuk përfshijnë shumë njerëz përnjëherë.

  1. Vetë i lan enët e veta

Ndonëse bashkëshortja e tij kurrë nuk është deklaruar për këtë gjë, vetë Bezos thotë që larja e enëve pas kafjalli është gjëja më “seksipile që e bën”.

Një hulumtim ka treguar që ata të cilët lajnë enët kanë më shumë frymëzim kreativ, sepse detyrat e lehta mekanike na lejojnë që të mendojmë për gjëra të ndryshme.

  1. Fle gjumë tetë orë në ditë
  2. Planifikon në shtigje të gjata

Në rast që nuk e keni ditur, faqja e internetit Amazon në fillim ka shitur libra. Me kalimin e kohës, puna e Bezos-it ka përparuar, ndërkaq ai në atë rrugë të vështirë ka sakrifikuar disa gjëra, në mënyrë që të arrijë deri te qëllimi përfundimtar.

Bezos e ka ditur që një ditë aparatet për leximin e librave do të jenë të popullarizuara, andaj shfrytëzuesit e vet i ka orientuar gradualisht në atë drejtim dhe në fund ka krijuar Kindle. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme