Takimi i parë me një person të panjohur, sidomos nëse njohja fillestare është thjeshtë në biseda Facebook-u, mund të përfundojë, jo tamam ashtu si ju e keni imagjinuar. Na vjen keq për këtë, por duhet të mësoheni.
Njerëzit të cilët nuk duhet t’i keni në krahë për asnjë arsye, zakonisht i japin shenjat paralajmëruese që në takimin e parë, por ju duhet të jeni të vëmendshme për t’i kapur. Për të kuptuar nëse ky takim i parë duhet të jetë dhe i fundit lexoni pesë situatat e mëposhtme, e nëse gjendeni përballë tyre largohuni pa lënë gjurmë.
1. Është i vetmi që hap tema diskutimi, pra kontrollon “axhendën e muhabetit”
Nëse personi që keni përballë thotë ç’ka për të thënë dhe ndërron temën e bisedës pa ju dëgjuar ju, është një shenjë që ai ashtu do të sillet gjithmonë.
2.Tregon gjithçka mbi jetën e tij personale, madje flet edhe për gjërat personale të të tjerëve (pa ju interesuar fare juve). Kjo nuk është shenjë sinqeriteti, por e një njeriu që nuk di të ndajë gjërat që duhen thënë, nga ato që nuk duhen ndarë me të tjerët, sidomos në takimin e parë. Dikush që flet për tema të tilla si problemet familjare tregon një mungesë serioze të gjykimit të situatave.
3. Kur ai nuk pushon së foluri për marrëdhënien e fundit , për ish-të dashurën dhe për arsyet pse gjërat nuk kanë shkuar mirë.
4. Është i papërmbajtshëm dhe dërgon sinjale se ai është i interesuar vetëm për një marrëdhënie rastësore, seksuale. Seksi nuk është tema e parë, për të cilën duhet të flisni dhe nëse ai fillon e flet për dëshirat dhe pritshmëritë e tij , do të thotë që këto të fundit i pret nga ju.
5. Kur ai tregohet shumë entuziast dhe fillon të parashikojë lidhjen tuaj deri në lindjen e fëmijëve Kjo gjë tregon se ka të ngjarë të projektojë një botë imagjinare në të cilën ju nuk do të keni një rol kryesor.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...