Është e vështirë të përgjithësohet se sa shpesh duhet t’i lani flokët, por ka disa shenja paralajmëruese që janë tregues për këtë
Nëse keni skalpin e kokës të irrituar apo flokë me shumë yndyrë, atëherë ky është që të rishikoni se sa herë i lani flokët gjatë javës, sipas dematologes Murphy Rose.
1. Flokë të yndyrshëm
Shenja më e dukshme se po i lani flokët shumë rrallë janë rrënjët e yndyrshme dhe mungesa e volumit. Nëse nuk e lani rregullisht sebumin e tepërt nga skalpi juaj, flokët do të bëhen të varur dhe të rëndë.
2. Formimi i zbokthit
Zbokthi nuk është domosdoshmërisht një shenjë e larjes së rrallë të flokëve, por skalpi ynë prodhon vazhdimisht sebum, një element vajor që mbron dhe hidraton lëkurën dhe flokët. Nëse flokët lahen rrallë, sebumi mund të grumbullohet në lëkurën e kokës dhe kjo çon edhe në krijimin e zbokthit, shkruan Vogue.
3. Kruarje e kokës
Një kruarje e kokës nuk nënkupton vetëm thatësi të shkaktuar nga larja e shpeshtë, por është gjithashtu një tregues se nuk po i lani flokët sa duhet. E dimë, e bezdisshme si gjendje! Mospastrimi i mjaftueshëm i lëkurës së kokës nxit edhe sëmundjet e lëkurës si dermatiti, i cili shoqërohet me kruajtje.
4. Flokë pa jetë
A janë flokët tuaj të thatë dhe pa jetë? Kjo ndodh për shkak të pluhurit, por edhe të produkteve që përdorni nga llaku, te tharësja etj.
5. Rënia e flokëve
Rënia në masë e flokëve mund të jetë tregues i faktit se ndoshta ju nuk po i lani flokët sa duhet. Një nga shkaqet më të zakonshme të rënies së flokëve është moslarja e flokëve dhe mbiprodhimi i sebumit. /Telegrafi/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...