Nëse të paktën njëherë keni qenë në një marrëdhënie, e dini se ekzistojnë ca pyetje që kanë fuqinë të “ndezin” një sherr nga hiçi.
Siç mund ta imagjinoni, e kemi fjalën për ato pyetje që konsiderohen acaruese/pa vend/të panevojshme nga partneri.
Cilat janë pyetjet që urrejnë burrat?
Merreni vesh njëherë e mirë!
1. Sa fiton?
Nuk ka asgjë të keqe të dish sa ambicioz është njeriu përballë teje, por kujdes.
Një burrë urren ta pyesësh “sa e ke rrogën”.
Po të mendohesh pak më gjatë, do ta marrësh përgjigjen me shumë lezet!
2. Si dukej ish-e dashura jote? Ishte e mirë?
Apo edhe më keq “më e mirë se unë?”.
Është normale që të jeni kurioze, por ai mund të ndihet i tensionuar, mbi të gjitha nëse lidhja e tij e mëparshme ishte serioze.
Sipas ekspertëve të lidhjeve, tema të tilla duhen shmangur, por tregohuni të zgjuara dhe merrni informacion në mënyra të tjera.
Për shembull ti e di që ata të dy kanë qenë me pushime bashkë në Itali, pyete rreth Italisë dhe kulturës atje, kështu ai do nxjerrë informacione rreth të shkuarës së tij dhe me shpresë, ti nuk do ndihesh keq kur t’i rikujtosh vetes që ai ka patur një jetë para teje.
3. Jemi të lidhur?
Askush nuk do t’ia bësh këtë pyetje, aq më tepër në fillimet e një njohjeje.
Burrat stepen nga përkushtimi, janë si fëmijë, ndërsa gratë mendojnë më gjatë për dashurinë, martesën, lumturinë e përjetshme.
Burrave u thuhet të jenë të fortë, të pavarur, që s’kanë nevojë për askënd, që s’duhet të qajnë, të jenë stoikë.
Por në çdo lidhje është e rëndësishme që të jeni në të njëjtën gjatësi vale, prandaj kjo pyetje duhet bërë.
Në vend të saj provoni të thoni ‘çfarë jemi ne?’ me ton të sigurtë, pa u dukur negative apo nevojtare.
4. Ku na sheh pas pesë vitesh?
Kjo s’është një pyetje që duhet t’ja bësh partnerit sepse është shumë tensionuese, por nëse jeni në një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar do të vijë momenti që ta bëni.
Rifrazojeni pak si pyetje.
Pyeteni për synimet e tij në jetë, ku do të jetojë, çfarë plani ka në lidhje me karrierën.
Kjo është një mënyrë e mirë për të zbuluar planet e tij në jetë dhe nëse bën pjesë edhe ti aty.
5. Kur do t’i takoj prindërit e tu?
Kjo pyetje është delikate, mbi të gjitha në varësi të marrëdhënies që partneri juaj ka me prindërit.
Nëse ata nuk kanë patur një marrëdhënie fort të mirë, mos prit t’i takosh prindërit e tij së shpejti.
Nëse marrëdhënia e tyre është e afërt, thuajse shoqërore, atëherë mund të presësh t’i takosh.
Por prezantoje fillimisht me të tutë, kështu edhe ai e kupton që momenti ka ardhur.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...