Farat Chia janë reklamuar prej kohësh si një superushqim. Apo mund të përdoren në gatime nga ë të ndryshmet, madje edhe në bukën e pjekur në shtëpi.
Farat jo vetëm janë të gjithanshme në gatim, por edhe të shëndetshme. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë 5 përfitimet shëndetësore që merrni nga konsumi i tyre.
1. Janë shumë të pasur me antioksidantë
Antioksidantët në thelb bëjnë të pamundurën të mundur; ato ngadalësojnë shenjat e plakjes së lëkurës, mbajnë flokët e shëndetshme dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit. Pra, janë burim i molekulave të rinisë.
2. Janë të pasura me fibra
Pothuajse të gjitha karbohidratet në farat Chia janë në të vërtetë fibra. Kjo do të thotë që janë të shëndetshme, duke ju bërë të ndiheni të ngopur dhe duke mbajtur nën kontroll shëndetin e zorrëve tuaja.
3. Janë një burim i rrallë i acideve yndyrore omega-3
Omega-3 është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë. Ato sjellin një gamë përfitimesh nga luftimi i depresionit, te përmirësimi i gjumit dhe uljes së rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Omega-3 gjendet vetëm në peshk, arra dhe në farat e lirit dhe ato Chia. Mbi gjysma e yndyrës së farës Chia është omega-3, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer.
4. Kanë proteina
Për njerëzit që nuk konsumojnë mish, farat Chia janë të duhurat për t’u ngrënë. Për 2 lugë gjelle fara Chia ka 4 gram proteina. Ju mund ta konsumoni me gjalpë kikiriku në tërshërë dhe ta hani për drekë, në mënyrë që të keni mjaftueshëm energji.
5. Janë burim kalciumi
Besojeni ose jo, por farat Chia kanë më shumë kalcium sesa qumështi. Nëse nuk i konsumoni produktet e qumështit, mund të shtoni fara Chia në dietën tuaj.
Tahiri për seancën e jashtëzakonshme të FSK-së: Vetëm një qe...
Ushtria kineze rrethon Tajvanin gjatë stërvitjeve “paralajmë...
Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë
Pesë raste të armëmbajtjeve pa leje gjatë 24 orëve të fundit...
Arrestohen tre persona, pasi sulmuan dy persona të tjerë në ...
Arrestohet një person për kanosje të një zyrtari policor në ...