Një thënie e Coco Chanel thotë “një femër e cila nuk vendos parfum nuk ka të ardhme”.
Detaj i cili kompleton veshjen dhe grimi, edhe pse në të kaluarën janë konsideruar si lluks, parfumet tani janë bërë pjesë e pandashme dhe e rëndësishme e ditës ashtu sikurse veshja.
Mirëpo gjithnjë duhet të kemi parasysh që janë produkte sezonale ,duhet të kemi kujdes pasi që muajt e nxehtë veror kërkojnë aroma më të lehta.
Pse? Sepse nxehtësia intensifikon aromën parfumit, që do të thotë se aroma e thellë dhe sensuale që ju përdorni gjatë dimrit, nuk do të jetë shumë e përshtatshme për muajt e ngrohtë.
Calvin Klein “CK One summer”
Me një ambalazh të ndritshëm dhe zbavitës asocon në verën, një parfum që është super i freskët falë, aromës së kastravecit ,aromës së limonit dhe miskut të butë.
Dolce & Gabbana “Light Blue“
Aromë e lehtë e mbushur me limon të freskët,dhe mollë do të jetë i përkryer për t’ju ndihmuar të ndiheni të rifreskuar .
Victoria’s Secret Very Sexy Now
Me nuansa tropikale dhe lule mariposa, kjo aromë me shije frutash dhe lulesh është e sigurtë se do t’ju “transportojë “në vendin tuaj të preferuar të pushimeve.
Escada ” Fiesta Carioca”
Frut passioni brazilian , lule portokalli, mjedër e kuqe, musk, dhe dru kedri një përzierje së bashku për të krijuar këtë aromë me shije frutash dhe lulesh që është perfekte për verë.
Tom Ford “Mandarino Di Almafi”
Tom Ford nuk zhgënjen as këtë verë,nëse dëshironi të ndjeheni sikur jeni ulur pranë detit mjafton një spërkatje me këtë parfum i cili do tju zgjojë të gjitha shqisat.I mbushur me aromë mbizotëruese të mandarinës, borzilokut, dhe të jaseminit përbën një përzierje perfekte.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...