Gjykuar sipas trendëve të këtij sezoni në sallonet e floktarëve, femrat flokët e veta kanë vendosur t’i ngjyrosin në tone më të ftohta dhe më natyrale, të cilat përshtaten me gardërobën pranverore me nuanca të ngjashme
Në vazhdim po ju sjellin ngjyrat e flokëve të cilat do të shënojnë pranverën.
Bezhë e kaltër
Nëse flokët tuaj dëshironi t’i freskoni, provoni të arrini nuancën bezhë dhe t’ia shtoni disa tone të errëta ngjyrës së flokëve tuaj.
E gështenjtë çokollate
Për ju të cilët dëshironi të eksperimentoni, propozim i shkëlqyeshëm janë balluket suptile apo teknika ‘balayage’ në disa nuanca ngjyrë më të shndritshme.
E bakërt
Këshilla e frizerëve dërguar femrave flokëkuqe që dëshirojnë ndryshime është që ngjyrën e vet ta freskojnë pak me balluket e shndritshme dhe ashtu t’u japin dozë ngrohtësie natyrale, transmeton telegrafi.
Bronde
Nuancat e ngjyrave të artë dhe karamele janë zgjedhje ideale për ato të cilat këtë pranverë në flokë të veta dëshirojnë të provojnë këtë trend.
Rozë e artë
Ngjyra rozë në flokë, të cilën shumica e konsiderojnë ekstravagante, me shtojca bezhë dhe balluke ngjyrë të kaltër do të marrin formën shumë suptile dhe të butë në flokët tuaj.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...