Nxirrni fustanin tuaj të preferuar të shkurtër të zi, sepse aventura e re stilike po fillon …
Fustani i shkurtër i zi është sinonim për sigurinë e modës, klasike e përjetshme dhe kartë e sigurt kur nuk dijmë çka të veshim. Mirëpo, duke gjykuar sipas street style yjeve, “rregullat” që ka vendosur fustani i shkurtë i zi gradualisht po ndryshojnë.
Nëse e kombinoni me perla dhe ’sallonka’ krijoni kombinim të sigurt dhe të provuar, por lehtë mundë ta avanconi stilin tuaj dhe ta “freskoni” classy pjesën tuaj me një aksesorë interesant që nuk e keni përdorur deri tani.
Këtë tashmë e kanë bërë blogeret, trendseteret dhe personalitetet me ndikim, dhe për këtë arsye ne kemi nxjerrë shënime të modës për ju, kemi studjuar se si me detaje interesante mund të fitoni një dimension plotësisht të ri të pjesës më popullore.
Ja çka na kanë propozuar …
Sipërmarrëse shumë e bukur dhe adhuruese e modës Daria Shapovalova na ka mësuar që fustanin e shkurtër të zi ta veshim me sandale ngjyrë metalike në platformë! Një ngjyrim shokant është gjithmonë i mirëpritur!
Zonja e modës me ndikim Sofie Valkiers na ka propozuar një variant trimërues – kombinimin e dy fustaneve të ndryshëm të zi! Natyrisht, me një zgjedhje të tillë duhet të jemi pak të kujdesshëm që me zgjedhjen e gabuar të bëjmë katastrofë të modës!
Asimetria e modelimit dhe momenti i “ngurtë” – nevrik që na ka demonstruar VeronikaHeilbrunner!
Pantallona të bardhë dhe fustan i shkurtë i zi mund të duken mjaft interesant, kurse minimalizmi i pamjes jep një notë moderniste.
Materiale të përziera! Ah, po – dantele dhe materiale transparente në kombinim me lëkurën i japin dimenzion seksi fustanit të shkurtë të zi dhe për këtë zgjedhim modele të tilla për daljet në mbrëmje./femra.net/
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...