Vite me rradhë theksohet se pirja e duhanit është shumë e dëmshme për shëndetin, por gjithashtu është theksuar se heqja dorë nga ky zakon është shumë e vështirë.
Portali arbresh.info ju sjell 5 mënyrat që kanë dhënë ekspertët për express.uk për të hequr dorë nga duhani.
Shkarkoni një aplikacion
Duke ndjekur progresin tuaj përmes një aplikacioni, ju mund të hiqni dorë shumë shpejt nga duhani. Gjithashtu mund të ndihmojë të gjurmoni se sa para keni kursyer dhe do t’ju tregojë se sa shumë përfiton trupi tuaj.
Shmangni pijet që duan të shoqërohen me duhan
Pirjet që shoqërohen me duhan, si alkooli dhe kafeina, mund të ju tërheqin që të ndizni një cigare, transmeton portali arbresh.info
Provoni terapinë zëvendësuese të nikotinës
Niveli i reduktuar i nikotinës në trup mund të shkaktojë një dëshirë për duhan atëherë ju keni hequr dorë. Cigaret elektronike mund të ndihmojnë për të hequr dëshirën e nikotinës.
Provoni tabletat
Disa ilaçe, të tilla si Champix dhe Zyban, mund të merren çdo ditë në formë tabletash, siç përshkruhet nga një mjek i përgjithshëm. Ato largojnë varësinë tuaj ndaj nikotinës, e cila lidhet me pjesët tjera të trupit.
Ngulmoni
Nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për të lënë duhanin, por kjo nuk do të thotë që ju tanimë keni humbur shpresat. Përpos këshillave të theksuara më lart, mënyra më e sigurtë për të hequr dorë nga ky ves është që të ngulni këmbë për të hequr dorë nga duhani./arbresh.info/
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...