Një fëmijë nuk lind i lumtur, ai bëhet i tillë falë edukimit.
Zhvillimi i mëtejshëm dhe mënyra se si fëmija do të reagojë ndaj problemeve, sukseseve, por edhe se si do të përshtatet në mjedise dhe situata të reja, varet nga vetë fëmijëria dhe rrethanat në të cilat rritet fëmija, transmeton portal arbresh.info
Kjo metodë është e vërtetuar shkencërisht.
Megjithatë, psikologët vënë në dukje 5 gjërat që duhet të bëjë secili prind për të rritur një fëmijë.
Bëhuni model i mirë
Fëmijët thithin gjërat si sfungjer. Nëse prindërit nuk janë të lumtur dhe e shohin problemin në çdo gjë, fëmija do ta përvetësojë këtë model sjelljeje si normal dhe do të udhëhiqet prej tij gjatë gjithë jetës.
Mësojini fëmijës tuaj se lumturia, mirënjohja dhe gëzimi për gjërat e vogla janë prioritet. Asnjëherë mos i braktisni qëllimet tuaja, dhe atëherë fëmija juaj nuk do ta bëjë këtë gjatë jetës së tij.
Ndani përgjegjësitë me fëmijën
Që në moshën dy vjeçare, një fëmijë mund të marrë lodrat e tij, të mbushë një enë ushqimi për kafshët shtëpiake dhe të vendosë rroba të ndotura në shportë.
Në këtë mënyrë, fëmija ndërton ndjenjën e vetëvlerësimit dhe ndjen se po kontribuon për familjen. Në këtë mënyrë ai do të ndihet më i përgjegjshëm dhe do të bëhet një person i disiplinuar.
Lërëni fëmijët të bëjnë gabime
Natyrisht, prindërit duan më të mirën për fëmijën e tyre dhe duan që ai të jetë fëmijë ideal, por kjo nuk mënyra e duhur në rritjen e fëmijëve.
Në disa situata është më mirë që fëmijët duhet të marrin vendime vetë dhe duhet t’i lejoni edhe të bëjnë gabime. Kështu do të ketë ndjenjën se mendon me kokë dhe se vendimet e tij vlerësohen.
Krijoni një familje tradicionale
Tradita familjare do t’i japë fëmijës tuaj një ndërtim identiteti dhe një ndjenjë stabiliteti. Një fëmijë ndihet i lumtur në këtë mjedis dhe kjo është një bazë e mirë për t’u rritur në një person të qëndrueshëm.
Mësoni fëmijët të kontrollojnë ndjenjat negative
Detyra më e rëndësishme e prindërve është t’i mësojnë fëmijës se është krejtësisht në rregull të ndiejë zemërim, trishtim, hidhërim, por gjithnjë duhet t’u tregoni se këto emocione duhet të përballohen dhe të kapërcehen, gjithnjë duke gjetur shkakun e problemit dhe për të zgjidhur atë.
Mësoni fëmijën tuaj të mos i fshehë emocionet dhe të mos i “varrosë”, sepse kjo krijon një problem edhe më të madh./arbresh.info/
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...