Qëllimi i shkollave është t’iu ndihmojnë fëmijëve të zhvillohen duke u mundësuar njohuri dhe mjete për ta krijuar një jetë të përmbushur.
Por realiteti është se në shumicën e vendeve të botës, shkollat nuk janë duke u mësuar fëmijëve leksione të cilat janë esenciale për ta jetuar një jetë të tillë.
Një lloj i duhur i edukimit duhet të përfshijë mësimin e aftësive jetësore të cilat personi do t’i bart gjatë tërë jetës për t’i aplikuar në lidhje dhe në karrierë.
Sistemet momentale edukative nuk janë duke u mësuar fëmijëve shumë aspekte të cilat janë të domosdoshme për të shënuar sukses në fusha të ndryshme, siç janë p.sh. përgjegjësitë financiare apo investimet.
Më poshtë i keni disa leksione të cilat nuk u mësohen fëmijëve në shkolla, ndonëse janë të domosdoshme që çdo individ t’i dijë.
Ballafaqimi me frikat e brendshme
Fëmijëria u sjell fëmijëve shumë fobi, siç është fobia ndaj errësirës, vetëtimës, përbindëshave, shkuarja te doktori apo edhe shkuarja në shkollë.
Kjo i bën fëmijët të frikësohen nga situatat të cilat të rriturve nuk u duken të frikshme.
Megjithatë, përveç nëse fëmijët inkurajohen të flasin për ankthet e frikat e tyre, ata do të mbesin të paaftë për t’u ballafaquar me to tërë jetën.
Ndryshimi i mënyrës së menduarit dhe shprehive
Është kruciale ta zhvilloni një mënyrë të duhur të të menduarit te fëmijët në moshë të hershme, por, fatkeqësisht, kjo nuk adresohet fare në shkolla.
Shkollat duhet t’iu ndihmojnë fëmijëve ta kuptojnë se për çfarë janë turinjtë e tyre të aftë dhe çfarë gjërash të mahnitshme mund t’i arrijnë.
Shfrytëzimi maksimal i potencialit
Përgjegjësia e mësuesve është ta ndihmojnë fëmijën që ta gjejnë potencialin për t’u transformuar në një person që zhvillohet dhe kontribuon në botë.
Shkollat duhet t’u mundësojnë fëmijëve vend të sigurt për t’u hapur, për t’u zhvilluar dhe për t’u ndjerë fizikisht, emocionalisht dhe akademikisht të sigurt.
Gjetja e pasionit
Qëllimi i vërtetë i edukimit të shkollës për fëmijët është të mësojnë ta gjejnë pasionin et yre.
Por, sistemi momental i shkollimit i nxitë fëmijët të mësojnë algjebër apo kimi pa e ditur se a janë të interesuar në këto lëndë apo jo.
Kjo është e dëmshme pasi që fëmijët e kanë më të vështirë ta zbulojnë atë se çfarë duan të mësojnë.
Fëmijët duhet të mësohen të bëjnë para përmes internetit
Ka shumë fëmijë që dëshirojnë të fitojnë para gjatë kohës që janë duke u shkolluar. Por, shkollat nuk u ndihmojnë në këso raste.
Mësuesit dhe prindërit duhet të jenë të hapur për t’i diskutuar mënyrat se si fëmijët mund të fitojnë para përmes internetit gjatë kohës kur janë duke i kryer studimet./lexo/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...