Përderisa po afrojnë festat e fund vitit, shumë njerëz shkojnë me pushime dhe lënë mënjanë gjërat e përditshme, duke përfshirë edhe aktivitetet fizike.
Sidoqoftë, me afrimin e ditëve të festave, që për sinonim kanë ngrënien, duhet të kini parasysh që kjo është koha ideale për të vazhduar stërvitjet rutinore, transmeton portali arbresh.info
Trajneri persona Givalindo Matias thotë se “kushdo që ka për qëllim të humbasë peshë, nuk mund t’i lërë pas dore ushtrimet fizike as gjatë ditëve të festave”.
Për të pasur më të lehtë, duhet të ndiqni këto këshilla.
Në këtë kohë të vitit, ekziston një kombinim i dy situatave shumë të dëmshme pë rata që kërkojnë të humbasin peshë, pasi ata në kohën e festave rrisin konsumin, përfshirë edhe të pijeve alkoolike dhe reduktimin e shpenzimeve në kalori. Zakonisht këto ditë ata heqin dorë nga ushtrimet fizike, prandaj rezultojnë me dëmë të rënda.
Ata që ushtrojnë rregullisht do të marrin përparime të mëdha. Tashmë është vërtetuar, nëse hiqni dotë nga ushtrimet, pas 10 ditësh trupi juaj do të humbasë fleksibilitetin, zvogëlon kapacitetin kardio-frymëmarrjes dhe dëmton muskujt. Ata që duan të mbajnë formën, duhet të ushtrojnë vazhdimisht edhe gjatë ditëve të festës.
Është e ditur se gjatë festave shumë njerëz udhëtojnë dhe nuk janë gjithmonë në gjendje të mbajnë rutinën. Ideali është të kërkosh një profesionit që ta udhëzojë atë për të përshtatur stërvitjen. Nuk është e rëndësishme që gjërat të bëhen në ritmin e njejtë, por duhet të mbahet frekuenca.
Një nga gjërat kryesore është kontrollomi i konsumimit të ushqimit. Vlen të jeni selektiv, sa i përket cilësisë dhe shmangies së ekzagjerimeve. Është e rëndësishme që të moderoni konsumin e alkoolit dhe marrjen e lëngjeve të nevojshme.
Po, duhet bërë kujdes. Praktika më e mirë është të ripërtrihet trajnimi që po bëhej para ndalimit. Rekomandimi nuk është për të ndryshuar llojin e ushtrimit, por për të zvogëluae përsëritjet ose ngarkesën e përdorur./arbresh.info/
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...