Pyetja më e rëndësishme që duhet t’ia bëni vetes është se a mendoni që jeni të mërzitshëm apo bajat? Nëse po, atëherë kjo nënkupton se duhet të bëni ndryshime në personalitet dhe në jetë Por, fillimisht duhet t’i identifikoni trajtat e njerëzve të mërzitshëm dhe ta kuptoni se a i keni ato apo jo.
Më poshtë i keni disa trajta specifike të njerëzve bajat: Dështojnë të gjejnë ritëm në biseda- Ekspertët tregojnë se njerëzit e mërzitshëm dështojnë ta gjejnë një ritëm mes dëgjimit e të folurit. Ata ose vetëm dëgjojnë dhe nuk flasin, ose veç flasin e nuk dëgjojnë fare. Një bisedë e balancuar është e domosdoshme, por këtë duket se personat e mërzitshëm nuk e kuptojnë.
Nuk mund t’i bëjnë tjerët të qeshin- Fleksibiliteti kognitiv që është aftësia për ta vlerësuar një ide apo rrethanë nga perspektiva të ndryshme vjen nga humori. Personave të mërzitshëm iu mungon kjo aftësi dhe e kanë shumë të vështirë t’i bëjnë tjerët të qeshin.
E përsërisin të njëjtën gjë- Dikush konsiderohet si person i mërzitshëm edhe nëse e bën një jetë rutinore. Individi ka personalitet interesant nëse ka eksperienca të ndryshme dhe nuk e jeton jetën vetëm në një mënyrë.
Personat bajat nuk e kanë mendimin e tyre për shumë gjëra të ndryshme. Ata dështojnë të shohin përtej gjërave që ua kanë mësuar dhe nuk kanë mendime për të ofruar në shumë tema.
Nuk mund ta tregojnë as një histori të mirë- Është shumë e vështirë për njerëzit bajat ta tregojnë një histori interesante për tjerët. /Telegrafi
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...